Cili është zyrtari shkarkimi i të cilit mund të shpëtojë Rusinë nga një grusht shteti

Bota

Cili është zyrtari shkarkimi i të cilit mund të shpëtojë Rusinë nga një grusht shteti

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 16:06
Vladimir Putin

Tashmë kur po bëhen rreth një vit që nga nisja e luftës ruse në Ukrainë, mediat britanike raportojnë se Vladimir Putin është duke kërkuar “justifikim” për dështimin e tij në atë që e quajti “operacioni special”.

The Mirror raporton se një nga mundësitë që presidenti rus mund të përdorë në përpjekje për të ruajtur figurën e tij dhe për të ndalur një grusht shteti, është fajësimi e për pasojë edhe shkarkimi i shefit të spiunazhit, Alexander Bortnikov duke e quajtur faktor të dështimit.

Shërbimet e Inteligjencës konsiderohen që tani fajtore për shkak të informacioneve të gabuara ë prezantuara para Putinit, duke i deklaruar se Ukraina do të binte në duart e tyre në vetëm pak kohë, gjë që nuk rezultoi e vërtetë.

Megjithatë burime për median bëjnë me dije se vetë Bortnikov ka kërkuar vetë më parë të tërhiqet nga detyra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat