Rusia e gatshme të dërgojë ekip kërkim-shpëtimi në Turqisë

Bota

Rusia e gatshme të dërgojë ekip kërkim-shpëtimi në Turqisë

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 10:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë njoftoi se për shkak të tërmetit në Türkiye është e gatshme të dërgojë ekipin e kërkim-shpëtimit prej 100 personash dhe 2 avionë Il-76, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria, thuhet se me udhëzim të ministrit rus të Emergjencave, Aleksandr Kurenkov, janë vendosur në gatishmëri për t‘u dërguar në Türkiye ekipi i kërkim-shpëtimit prej 100 personash.

Për këtë janë përgatitur dhe 2 avionë Il-76 thuhet në deklaratën ku përfshihen edhe vlerësimet e Kurenkov.

Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë është gjithmonë gati për ndihmë ndaj një shteti mik, qytetarët e të cilit ndodhen në një situatë të vështirë”, ka deklaruar Kurenkov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat