Dyshohet se raketa që rrëzoi MH17, u dha nga Putini

Bota

Dyshohet se raketa që rrëzoi MH17, u dha nga Putini

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 15:47
Raketa e ‘furnizuar’ nga Vladimir Putin

Raketa e ‘furnizuar’ nga Vladimir Putin është përdorur për të rrëzuar fluturimin MH17, thonë hetuesit.

Ka indikacione të forta se presidenti rus Vladimir Putin e ka dhënë raketën që rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014, kanë thënë hetuesit ndërkombëtarë, shkruan BBC.

Avioni u godit nga një raketë e prodhuar nga Rusia mbi Ukrainë, duke vrarë afro 300 njerëz.

Prokurorët thanë se ka prova se Putin vendosi t’u jepte raketën separatistëve të mbështetur nga Moska.

Nuk ka ndonjë provë se Putini ishte përfshirë në urdhërimin e rrëzimit të avionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat