Mbi 11 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Bota

Mbi 11 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 17:39
Foto nga tërmetit në Turqi

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Turqinë dhe Sirinë ka arritur në të paktën 11 mijë e 376, sipas autoriteteve.

Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 8 mijë e 574 dhe rreth 50 mijë të tjerë të raportuar të lënduar, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sot në një konferencë televizive, gjatë një vizite në zonat e fatkeqësive pranë epiqendrës së tërmetit.

Në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve tani është 2 mijë e 802, duke përfshirë 1 mijë e 540 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas "Helmetave të Bardha" dhe 1 mijë e 262 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria.

Numri i përgjithshëm i personave të lënduar në Siri në të gjitha territoret e prekura është rritur në 5008 [2258 në zonën e kontrolluar nga qeveria dhe 2750 në zonën e kontrolluar nga rebelët], shkruan CNN.

Agjencitë e ndihmës dhe punonjësit e urgjencës kanë thënë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat