LIVE/ Rritet frikshëm numri i viktimave nga tërmeti katastrofik, në Turqi ‘shpërthen’ zemërimi

Bota

LIVE/ Rritet frikshëm numri i viktimave nga tërmeti katastrofik, në Turqi ‘shpërthen’ zemërimi

Nga: Bota sot Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 06:10 Përditësuar në ora: 11:24 më 09.02.2023
Pamje nga tërmeti në Turqi

​Foshnja 2-vjeçare nxirret e gjallë nga rrënojat 79 orë pas tërmetit në Turqi

Shtatëdhjetë e nëntë orë pasi tërmetet e fuqishme goditën Turqinë jugore, sot ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë një foshnjë dyvjeçare nga rrënojat e ndërtesës së shembur.

Foshnja Mert Tatar, e cila u shpëtua nga mbeturinat e tërmetit në provincën Hatay, u dërgua në spital pas ndihmës së parë në vendngjarje.

“Numri i njerëzve që vdiqën në tërmetet e fuqishme në Turqinë jugore ka kaluar 12,000”, tha një agjenci qeveritare herët të enjten.

Agjencia turke për menaxhimin e fatkeqësive, AFAD, tha se 12,391 njerëz u vranë dhe 62,914 të tjerë u plagosën në tërmetet e së hënës me qendër në provincën Kahramanmaras.

Provinca të tjera në Turqinë jugore dhe lindore që u prekën nga tërmetet janë Gaziantep, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Diyarbakir dhe Kilis.

Më shumë se 6000 ndërtesa u shembën për shkak të tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që ndodhën në më pak se 10 orë.

Presidenti i Turqisë, Erdogan do të vizitojë sot qytete të tjera të goditura nga tërmeti

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë të enjten edhe tre zona të tjera që u dëmtuan nga tërmeti shkatërrues i së hënës në Turqinë jugore, njoftoi transmetuesi shtetëror TRT Haber.

Erdogan do të vizitojë qytetet jugore Gaziantep, Osmaniye dhe Kilis, të vendosura pranë kufirit me Sirinë, tha TRT Haber, përcjell Bota sot.

Të mërkurën, Erdogan vizitoi një qendër ndihme emergjente të ngritur nga agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive pranë epiqendrës në rrethin e Pazarcik, si dhe përpjekjet e ndihmës në provincat Adana, Hatay dhe Kahramanmaras.

Erdogan për reagimin e qeverisë: Duke folur teksa vizitoi disa zona të fatkeqësive të mërkurën, Erdogan u zotua të ndërmarrë "çdo hap të nevojshëm" dhe të bashkojë shtetin dhe kombin në mënyrë që "ne të mos lëmë asnjë qytetar pa mbikëqyrje".

Më herët gjatë ditës, presidenti kishte pranuar shqetësimin e publikut për reagimin e qeverisë, duke pranuar se shteti fillimisht "kishte disa probleme" në aeroporte dhe rrugë, por këmbënguli se situata tani ishte "nën kontroll".

Mbi 16 mijë të vdekur nga tërmetet në Turqi e Siri

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë e Sirinë është rritur në të paktën 16 mijë e 35 njerëz.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, në Turqi numri i personave të vdekur është rritur në të paktën 12 mijë e 873 njerëz, shkruan CNN.

Ndërsa, në Siri numri i përgjithshëm i viktimave është të paktën 3 mijë e 162 njerëz, duke përfshirë 1 mijë e 900 njerëz në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile “Helmetat e Bardha”.

Kurse, sipas mediave shtetërore siriane, 1 mijë e 262 vdekje janë regjistruar në zonat e kontrolluara nga qeveria.

Presidentja e Tajvanit dhe zëvendësi i tij dhurojnë rrogën për ndihmë të prekurve nga tërmeti

Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen dhe zëvendëspresidenti William Lai do të dhurojnë secili pagën e një muaji për përpjekjet turke për ndihmë nga tërmeti, tha zyra presidenciale të enjten, duke shtuar ndihmën ekzistuese të dërguar tashmë nga ishulli.

Tsai dhe Lai, të cilët pritet gjerësisht të kandidojnë për presidencën në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, “shpresojnë të bëjnë pjesën e tyre për të ndihmuar Turqinë të rindërtojë atdheun e saj sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zyra presidenciale në një deklaratë, raporton The Guardian.

Turqia, si shumica e vendeve, nuk ka marrëdhënie diplomatike me Tajvanin e pretenduar nga Kina, por të dy mbajnë de facto ambasada në kryeqytetet e njëri-tjetrit dhe ka fluturime direkte midis Stambollit dhe Taipeit.

Derisa, numri i të vdekurve po vazhdn të rritet.

Pamje të trishta: Palestrat e shkollave në Turqi mbushen me trupat e viktimave të tërmetit

Pamje drithëruese nga Turqia. Stadiumet dhe palestrat e shkollave tashmë po shfrytësozhen si vende ku do te qëndrojnë përkohësisht trupat e pajetë të tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë. Banorët kalojnë pranë qindra trupave të shtrirë në stadiume dhe parkingje, duke hequr me kujdes batanijet nga fytyrat e tyre ndërsa përpiqen të identifikojnë të afërmit e tyre të vdekur pas tërmetit të fuqishëm që tronditi rajonin.

Shumë nga të vrarët në tërmetin i cili goditi në orët e para të mëngjesit të së hënës janë të vendosur në thasë të posaçëm, ose të mbuluar me batanije, derisa të afërmit ose miqtë ti gjejnë dhe ti marrin me vete. Trupat janë vendosur në tenda ose në trotuar jashtë spitalit me 1130 shtretër të ndërtuar në vitin 2016, i cili u dëmtua rëndë. Disa nga të vdekurit kanë etiketa me të dhënat e tyre personale, të tjerët jo. Ata që gjejnë njeriun e tyre marrin një certifikatë vdekjeje dhe leje varrimi nga një prokurori i pranishëm në vendngjarje dhe më pas i transportojnë me automjetet e tyre.

Sipas shifrave të fundit, në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, kanë humbur jetën mbi 12.000 persona. Sipas këtyre shifrave, që po ndryshojnë nga ora në orë, 9.057 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën në Turqi dhe 2.662 në Siri.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit në këtë zonë.

“Gara kundër kohës”: Shpëtimtarët punojnë gjatë natës në Aleppo të Sirisë

Grupi i Mbrojtjes Civile Siriane vazhdoi operacionet e kërkimit gjatë natës në pjesët e kontrolluara nga rebelët e Sirisë, ndërsa përpjekja e shpëtimit iu afrua kufirit prej 72 orësh që ekspertët e fatkeqësive e konsiderojnë periudhën më të mundshme për të shpëtuar jetë, përcjell Bota sot.

“Ne jemi në garë me kohën. Çdo minutë ka rëndësi”, shkruan në Twitter grupi opozitar, i njohur edhe si Helmetat e Bardha.

Grupi tha se qindra njerëz mbeten të bllokuar në rrënojat në qytetin Jandires në provincën e Aleppos.

Burri që i mbijetoi tërmetit në Turqi dhe familja e tij që nuk i mbijetoi

Reuters rrëfen këtë histori tronditëse nga Hatay i Turqisë, ku fotografi i agjencisë Umit Bektas dëshmoi se shpëtimtarët po përpiqeshin të nxirrnin Abdulalim Muainin nga rrënojat e shtëpisë së tij, përcjell Bota sot.

Këmbët e Abdulalimit ishin bllokuar nën një pllakë të madhe betoni, por ai ishte i vetëdijshëm dhe në gjendje të fliste me shpëtimtarët e tij.

Pranë tij shtrihej gruaja e tij, Esra. Por ekipi i shpëtimit kishte ardhur shumë vonë për të.

Fotografi i Reuters nuk ishte në gjendje të fliste drejtpërdrejt me Abdulalimin, por dy nga miqtë e tij qëndronin pranë. Ata thanë se Abdulalim ishte me origjinë siriane, nga Homs. Ai kishte ikur nga lufta civile dhe ishte martuar me Esrën, një grua turke. Çifti kishte dy vajza, Mahsen dhe Besira, thanë ata. Ishte e paqartë se çfarë kishte ndodhur me vajzat.

Shpëtimi mund të zgjasë shumë dhe kur Bektas u kthye në vendngjarje disa orë më vonë, ai përfundimisht pa Abdulalimin të shpëtuar me sukses. Ai ishte i mbuluar me pluhur gri, një sy ishte i fryrë dhe ai ishte i dehidratuar dhe kishte nevojë për kujdes mjekësor. Por ai mbijetoi.

Familja e tij jo. Në tokë shtriheshin tre trupa të mbështjellë me batanije – Esra, Mahsen dhe Besira.

Shkon në mbi 15 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri

Fatkeqësisht po rrite numri i viktikamve nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Mbi 15 mijë raportohet të ketë shkuar numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Sipas mediumeve lokale turke, thuhet se numri total i atyre që s’i mbijetuan tërmetit në Turqi, aktualisht është 12391.

Derisa në Siri numri i vdekjeve prek shifrën 3486.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat