Disa persona në Indi kanë përjetuar moment terrori kur një leopard hyri në një sallë gjyqi.
Mediet në vend raportojnë se leopardi ka sulmuar në total gjashtë persona.
Ata janë shtruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia u vu në alarm pas incidentit dhe zyrtarë të botës së egër arritën ta fusin në kafaz kafshën.