Ukrainasit do të vuajnë nëse Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera perëndimore vendosin të dërgojnë avionë luftarakë në Ukrainë, ka thënë Kremlini, prëcjell Bota sot.
I pyetur nga Sky News për të komentuar një kërkesë të bërë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë një vizite në Londër dje, zëdhënësi Dmitry Peskov tha se veprime të tilla "çojnë në një përshkallëzim të tensionit rreth këtij konflikti, zvarritje të këtij konflikti dhe e bëjnë këtë konflikt më të dhimbshëm dhe torturuese për Ukrainën”.
Ai shtoi: “Në thelb, veprimet e këtyre vendeve nuk do të ndryshojnë rezultatin e këtij konflikti dhe nuk do të ndryshojnë trajektoren përgjatë së cilës po ecën vendi ynë në drejtim të arritjes së qëllimeve të tij të përcaktuara në kuadër të një operacioni special ushtarak”.