Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni tha se ftesa e Zelenskyy në Paris, ku ai takoi homologun e tij francez dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, ishte "e papërshtatshme", përcjell Bota sot.
"Unë besoj se forca jonë është komuniteti dhe uniteti... por ka raste kur favorizimi i opinionit të brendshëm publik rrezikon të jetë në dëm të kauzës dhe ky më duket se është një nga ato raste," tha ajo në Bruksel.
Pas vizitës së tij në Londër dhe Paris, Zelenskyy mbërriti në Bruksel të enjten për të nxitur liderët e BE-së për më shumë armë në luftën kundër pushtimit të Rusisë dhe për një fillim të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit në BE.
Ministri i Jashtëm i Italisë tha se Meloni do të takohet me Zelenskyy në margjinat e takimit të liderit të BE-së, i cili do të përfundojë të premten.