Zelensky në PE: Rusia dëshiron të shkatërrojë mënyrën e jetesës evropiane – është vendi më antievropian në botë

Bota

Zelensky në PE: Rusia dëshiron të shkatërrojë mënyrën e jetesës evropiane – është vendi më antievropian në botë

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 13:16
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili po qëndron në Bruksel në takimin e liderëve të BE-së, i është drejtuar të pranishmëve në Parlamentin Evropian.

“Faleminderit për qasjen tuaj parimore dhe energjike, dy cilësi që kanë mbetur konstante gjatë kësaj lufte për Evropën”, tha Zelensky.

“Jam këtu për të luftuar për rikthimin e Ukrainës aty ku e ka vendin”, shtoi presidenti ukrainas.

Sipas tij, vlera e jetës në Rusi është shkatërruar, vetëm ata në Kremlin kanë vlerë. Rusia i sheh njerëzit e saj si makineri që mbajnë armë, tha Zelensky.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat