Po fshiheshin nëpër objektet gjysmë të rrënuar, artileria ukrainase godet direkt ushtarët rusë në Bakhmut

Bota

Po fshiheshin nëpër objektet gjysmë të rrënuar, artileria ukrainase godet direkt ushtarët rusë në Bakhmut

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 14:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qyteti i Bakhmutit në Ukrainë mbetet pika më e nxehtë në këtë shtet evropian sa i përket luftës.

Atje ukrainasit dhe rusët pothuajse çdo moment luftojnë, dhe në këtë vend nuk ekziston as edhe një objekt që nuk është shembur apo shkatërruar pjesërisht nga artileria e raketat e aeroplanëve rusë.

Të dyja palët pretendojnë ta marrin kontrollin mbi këtë qytet, që konsiderohet me rëndësi të madhe strategjike. Si pasojë e kësaj shumë civilë e ushtarë nga të dyja palët janë vrarë.

E një video e realizuar nga ajri me dron, shfaq një operacion ushtarak të mirë organizuar nga ukrainasit, ku shihet se artileria e Kievit godet me precizitet ushtarët rusë.

Ushtarët shiheshin duke tentuar të fshihen nëpër objektet gjysmë të rrënuara dhe pasi që ishin lokalizuar nga operatori i dronit ukrainas, koordinatat iu dërguan njësisë së artilerisë që pa u menduar dy herë i goditi.

Goditja ishte aq precize, sa që nuk mbeti pothuajse asgjë nga ai objekt pothuajse i rrënuar. Nga shpërthimi i fuqishëm u ngrit një re tymi të zi në qiell.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat