Ukraina pretendon se ka rrëzuar 20 dronë të prodhuar nga Irani, gjatë një breshëri sulmesh ruse.
Forcat Ajrore të Ukrainës gjatë një deklarate ditën e djeshme thanë se u shkatërruan 20 aeroplanë pilot të prodhuara në Iran, të nisur nga forcat ruse rreth orës 18:00.
Irani ka furnizuar Rusinë qindra dronë për t’i përdorur në luftën e saj në Ukrainë, shumë prej të cilëve kanë shënjestruar rrjetin elektrik dhe objektet energjetike.
Sipas shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, vetëm ditën e premte Rusia ka lëshuar 106 raketa sulmuese në të gjithë vendin.
“Armiqtë përdorën 32 raketa kundërajrore S-300 dhe 74 raketa lundrimi të lëshuara nga ajri dhe nga deti, 61 prej të cilave u shkatërruan nga mbrojtësit tanë”, thuhet më tej në deklaratë.