Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur, pasi një makinë përplasi disa persona në një stacion autobusi në Jerusalem.
Autoritetet vendase raportojnë se autori i dyshuar ishte një fëmijë 6 vjeçar, ndërsa autori i dyshuar është një shtetas palestinez, i cili u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë.
Sulmi ndodhi në afërsi të një vendbanimi hebre dhe vjen pas përshkallëzimeve të tensioneve midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Që nga fillimi i vitit, kanë humbur jetën mbi 40 persona, shumica dërrmuese ishin palestinezë.