LIVE: Rëndohet bilanci i të vdekurve nga tërmeti ‘tronditës’, Turqia befason me vendimin - përmirëson raportet me këtë shtet

Bota

LIVE: Rëndohet bilanci i të vdekurve nga tërmeti ‘tronditës’, Turqia befason me vendimin - përmirëson raportet me këtë shtet

Nga: Bota sot Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 07:02 Përditësuar në ora: 08:55 më 12.02.2023
Pasojat nga tërmeti në Turqi

Plaçkitën dhe grabitën viktimat e tërmetit në Turqi, merret vendimi drastik për 98 persona

Të paktën 98 persona u arrestuan të shtunën nga forcat turke të sigurisë pasi kanë vjedhur ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti në Turqi. Sipas burimeve të sigurisë, të cilat zgjodhën të mbeten anonime, u kryen hetime ndaj të paktën 42 të dyshuarve në provincën jugore Hatay të Turqisë.

Të paktën 40 të dyshuar u arrestuan dhe ekipet e sigurisë sekuestruan gjashtë armë, tre pushkë, bizhuteri, karta bankare, 11,000 dollarë dhe 70,000 lira turke (rreth 3,700 dollarë).

Dy persona të tjerë u arrestuan gjithashtu pasi u paraqitën si punonjës të ndihmës së shpejtë dhe dyshohet se u përpoqën të grabisnin gjashtë kamionë me ushqime për viktimat e tërmetit në provincën Hatay, tha agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

Gjithashtu, gjashtë persona u arrestuan gjithashtu në Stamboll për mashtrimin e dyshuar të një viktime të tërmetit në Gaziantep jugor me telefon.

Diku tjetër në vend, dhjetëra të dyshuar të tjerë u arrestuan për plaçkitje dhe grabitje të dyshuara në zonat e goditura nga tërmeti. Të dyshuarit ishin arrestuar në të paktën tetë provinca duke përfshirë Kahramanmaras, Hatay, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Adana, Gaziantep dhe Sanliurfa.

U nxor nga rrënojat pas 5 ditësh, i riu turk: Mbijetova duke pirë Coca-Cola

Një i ri është nxjerrë nga rrënojat e tërmetit në Turqi pas 133 orësh. Mediat turke raportojnë se Barış Kuzucuoğlu ka rrëfyer për ekipin e kërkim-shpëtimit se ka mbijetuar duke konsumuar një litër pije të gazuar që e kishte afër në momentin kur tërmeti i rëndë goditi vendin të hënën.

Kuzucuoğlu, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, tha se ka luajtur PlayStation gjatë tërmetit.

“Unë mbijetova duke pirë Coca Cola”, ka thënë ai.

Rastet e të personave që janë shpëtuar të gjallë pas disa ditësh nën rrënoja kanë ngjallur shpresa te banorët që ende nuk dinë asgjë për fatin e të afërmve.

Kujtojmë që deri më tani numri i viktimave në Turqi ka shkuar në 24,617 persona. 3,553 vdekje janë raportuar në Siri, duke e çuar kështu numrin total të viktimave në të dyja vendet në mbi 28 mijë.

Tërmet tragjk në Turqi, qytetarët vënë “duart në kokë” kur shikojnë se pallati ishte pa themele

Pamje të paprecedenta tregojnë shkujdesjen dhe neglizhencën kriminale të ndërtuesve në Turqinë lindore, ku 2 tërmete kanë shkaktuar më shumë se 20,000 viktima. Në një video që qarkullon në internet dhe e publikuar nga media turke si Sabah tregojnë një ndërtesë që është anuar, e cila nuk ka themele.

Është një pallat 5-katësh, i cili edhe pse nuk është shembur është anuar në mënyrë të tillë, duke u bërë i pabanueshëm.

Në klipin afërsisht 40 sekonda dëgjohen burrat duke thënë se në ndërtesë nuk ka të çara dhe se as xhamat nuk janë thyer. 

"Nuk mund ta besoj, shiko këtu!"- thotë njëra teksa kamera tregon se ndërtesa në fakt është ndërtuar në tokë pa kolonat dhe themelet e nevojshme.

Komentuesit e gazetës turke Sabah theksojnë se kjo është një metodë ndërtimi e quajtur "mbulim i përgjithshëm i dyshemesë" , e cila megjithatë është bërë aq sipërfaqësisht saqë në "lëngëzimin" e tokës gjatë tërmetit ka sjellë këto pasoja.

“Jam gjallë”/ Volejbollistja nën rrënoja komunikon me mesazhe me grupin e mbrojtjes civile në Turqi

Tashmë ka shenja jeta poshtë rrënojave të një ndërtese në Turqi, aty ku ka mbetur e bllokuar një 24-vjeçare volejbolliste, e cila ka kontaktuar me anë të mesazheve me mbrojtjen civile AFAD.

“Jam poshtë shkallës”, ka shkruar e reja, e cila mbetet ende nën rrënoja. Në po të njëjtën ndërtesë shenja jete ka dhënë edhe një 20-vjeçar.

Ai iu është përgjigjur thirrjeve të telefonit që i ati i ka bërë. Pavarësisht se i riu ka hapur telefonin nuk ka arritur të flasë fare.

Në atë ndërtesë të shkatërruar po punojnë ekipe nga Turqi, Greqia dhe Brazili për nxjerrjen e trupave ose shpëtimin e të mbijetuarve nga rrënojat.

Njëkohësisht ata kanë mundur të sigurojnë fotot e volejbollistes e cila ndodhet ende nën gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar.

Bilanci i viktimave të tërmetit tragjik në Turqi e Siri po rëndohet me kalimin e orëve. Që prej mëngjesit të 6 shkurtit, ekipet e kërkim-shpëtimit janë në luftë me kohën për të gjetur sa më shumë të gjallë.

Deri më tani shifrat e viktimave kanë arritur në 28 mijë, por ende vijojnë kërkimet për shumë të tjerë. Edhe pse kanë kaluar shumë orë ende nga rrënojat po nxirren persona të gjallë, situatë e cila shton më shumë shpresat tek ekipet që janë në vijën e parë të situatës së rëndë.

Alarmante në Turqi/ Pas tërmetit, një tjetër fatkeqësi pritet të godasë popullin turk

Një duzinë autoambulancash të Gjysmëhënës së kuqe iu drejtuan Idlibit, fortesa e rebelëve në Siri në bord, nuk kanë të plagosur, por trupa të pajetë.

Bëhet fjalë për refugjatë, që i shpëtuan gjallë luftës civile dhe u larguan drejt Turqisë dhe tani kthehen në shtëpi të vdekur. Pas tronditjes së termetit, mbërrin dhimbja e vdekjes. Në Afrin gërmohet për varre jashtë varrezës së qytetit e cila është e mbushur plot. Edhe groposja e trupave duhet bërë me shpejtësi; nën gërmadha po fanitet  fantazma e kolerës, e cila u shfaq në Siri edhe shtatorin e vitit të kaluar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron rrezikun që sëmundja të përhapet edhe në Turqi, sidomos mes mungesës së madhe për ujë.

Në qytetin turk Osmanije gjithashtu varreza janë tejmbushur, ndërsa në Kahramankarash, që ishte më pranë epiqendrës së tërmetit, kaq shumë janë të vdekurit, sa sipas BBC-së, njerëzit edhe po improvizojnë arkëmorte duke përdorur dollapë e sirtarë. Për lëvizjen e trupave po përdoren tani kamionë frigoriferikë. Ekipet e shpëtimit njoftuan se kanë nxjerrë të gjalla nga rrënojat dy gra, të cilat kishin qenë të bllokuara për 122 orë.

Nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit, numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka arritur në mbi 28,000. Rreth 80.000 persona janë duke u trajtuar në spitale, ndërkaq 1.05 milion persona anë mbetur pa shtëpi.

Në Siri, sakaq, presidenti Bashar al Asad kreu vizitën e parë në zonat e prekura nga tërmeti. Siç raportoi media shtetërore siriane, ai së bashku me gruan e tij Asma, vizituan një spital në Alepo. Qeveria e tij ka miratuar ndihmën humanitare për gjithë linjën e frontit në luftën civile 12-vjeçare, një lëvizje kjo që mund të ndihmojë miliona njerëz që kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Turqia dhe Siria nuk gjejnë dot “paqe”/ Goditen sërish nga tërmete të fuqishme

Turqia dhe Siria nuk po gjejnë dot paqe nga lëkundjet e tokës.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga tërmeti famëkeq 7.8 ballë i së hënës, i cili mori me mijëra jetë njerëzish në Turqi e në Siri, lëkundjet nuk ndalen.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga tërmeti shkatërrues, sërish janë regjistruar paslëkundje me magnituda të ndryshme.

Lexo edhe: LIVE: Situatë e rëndë në Turqi dhe Siri, shpëtime të shumta po vazhdojnë – shtohen ndihmat nga vendet ndëkombëtare!

Më i lehti u shënua në kufirin turko-sirian, i cili ishte me magnitudë 3.2 ballë dhe me thellësi 2 kilometër. E ndërsa për sa i përket më të fortit, ai u shënua në Turqinë lindore, i cili kishte magnitudën 4.6 ballë e ndërsa thellësi 5 kilometër.

Kujtojmë se deri tani janë shënuar 28,192 viktima nga lëkundjet e forta të tërmetit të së hënës. Gjithashtu në Siri janë shënuar shumë humbje jete, teksa bilanci deri tani ka arritur në 3,553, duke shkuar në total numri i viktimave në të dyja vendet 28,192.

Shkon në mbi 28,000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës ka arritur në 28,192.

Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, njoftoi në një konferencë se numri i të vdekurve në Turqi u rrit në 24,617.

Në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara është 3,575, përfshirë 2,167 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha.

1,408 vdekje shtesë janë regjistruar në territoret e kontrolluara nga qeveria, sipas mediave shtetërore siriane, të cilat citojnë Ministrinë e Shëndetësisë të vendit, raporton CNN.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat