Ministri ukrainas i Mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun amerikan

Bota

Ministri ukrainas i Mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun amerikan

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 10:42
Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, kanë diskutuar për prioritetet aktuale për takimet e ardhshme të aleatëve të Kievit në Bruksel, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe artilerinë.

Pasi iu premtuan dhjetëra tanke moderne, duke përfshirë M1 Abrams, Leopard 2 të Gjermanisë dhe Challenger 2 të Britanisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të Kievit u kërkuan aleatëve të dërgonin aeroplanë luftarakë.

Grupi i kontaktit të mbrojtjes së Ukrainës do të takohet në selinë e NATO-s të martën, pas konferencës së 20 janarit të mbajtur në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, e cila ishte kyçe për vendimet për dërgimin e tankeve.

“Austin dhe Reznikov diskutuan rëndësinë e realizimit të asaj që u premtua sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në kumtesën e zëdhënësit të Pentagonit, Patrick Ryder, gjeneral brigade.

Pas telefonatës, Reznikov shkroi në Twitter se “Shtetet e Bashkuara janë të palëkundura në mbështetjen e tyre për Ukrainën”, duke shtuar se të dy diskutuan gjithashtu situatën në vijën e frontit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat