Ukraina publikon shifrat: Rusia përballet me numrin më të lartë të viktimave!

Bota

Ukraina publikon shifrat: Rusia përballet me numrin më të lartë të viktimave!

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 17:58
Ushtari

Ukraina pretendon se Rusia po humbet shumë trupa ushtarake gjatë muajit shkurt, madje në një numër më të lartë që prej fillimit të luftës.

Sipas statistikave të Ministrisë së Mbrojtjes ukrainase, gjatë muajit shkurt, Rusia ka humbur mesatarisht 824 ushtarë në ditë për shkak të luftimeve.

Këto shifra i ka nënvizuar edhe Britania e Madhe, por ato nuk mund të verifikohen zyrtarisht.

Zyrtarët e lartë ukrainas thonë se rritja e numrit të viktimave ka ardhur si pasojë e ofensivës së gjerë që ka nisur Rusia.

Megjithatë, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës (NSDC), Oleksiy Danilov, tha gjithashtu se Rusia po përjeton “probleme të mëdha” me luftën.

“Trupat tona po e zmbrapsin ofensivën ruse,” tha zoti Danilov. Ofensiva që ata planifikuan tashmë po ndodh, gradualisht, por nuk është ofensiva që ata imagjinuan”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat