Palestina ofron mbështetje të shëndetit mendor për të mbijetuarit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Bota

Palestina ofron mbështetje të shëndetit mendor për të mbijetuarit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 22:24
Pamje nga tërmeti

Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe (PRCS) ka thënë se ka dërguar një ekip për të ofruar mbështetje shëndetësore mendore për viktimat e tërmetit në strehimoret siriane.

Në mesin e dhjetëra mijëra viktimave të tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, qindra fëmijë po lëngojnë në spitale dhe strehimore pa familjet dhe shtëpitë e tyre”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga grupi.

“Fëmijët kanë kaluar nëpër sprova të vështira që nga tërmeti.

Disa prej tyre i shpëtuan vdekjes për mrekulli, por pas mbijetesës së tyre fizike, ekipet e mbështetjes psikologjike të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze po punojnë për mbijetesën e tyre psikologjike”, vijon më tej deklarata. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat