Presidentja e Moldavisë ka akuzuar Rusinë se planifikon të përdorë diversantë të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj të vogël.
Po ashtu për të ndaluar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe për ta përdorur atë në luftën kundër Ukrainës, përcjell Bota sot.
Presidentja Maia Sandu i bëri komentet e saj pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha javën e kaluar se vendi i tij kishte zbuluar një plan të inteligjencës ruse "për shkatërrimin e Moldavisë", dhe disa ditë më vonë qeveria e vendit dha dorëheqjen.
Sandu, vendi i të cilit kufizohet me Ukrainën, ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për synimet e Moskës ndaj ish-republikës sovjetike dhe për praninë e trupave ruse në rajonin separatist të Transdniestrisë.