LIVE: Shifra alarmuese/ Rritet frikshëm numri i viktimave nga tërmeti – Sulmohet spitali në Siri

Bota

LIVE: Shifra alarmuese/ Rritet frikshëm numri i viktimave nga tërmeti – Sulmohet spitali në Siri

Nga: Bota sot Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 06:12 Përditësuar në ora: 21:47 më 14.02.2023
Pamje nga tërmeti në Turqi

Sulmohet spitali ku po trajtohej Aya, foshnja që lindi nën rrënojat e tërmetit në Siri

Persona të armatosur kanë sulmuar drejtorin e një spitali sirian, në të cilin gjendet foshnja e quajtur Aya, e cila lindi nën rrënojat e shtëpisë së saj e cila u shkatërrua nga tërmeti i së hënës që preku Turqinë e Sirinë.

Një zyrtar i spitalit, ka mohuar se sulmi që ka ndodhur mbrëmë, ishte një përpjekje për të rrëmbyer foshnjën Aya, prindërit e të cilës bashkë me katër vëllezërit e motrat e saj vdiqën nga katastrofa.

Gjithnjë sipas këtij zyrtari, drejtori i spitalit kishte dyshuar se një infermiere që po e fotografonte Ayan po planifikonte ta rrëmbente atë dhe e dëboi nga spitali, ndërsa infermierja u kthye disa orë më vonë, e shoqëruar nga persona të armatosur të cilët e rrahën drejtorin.

Aya mund të jetë në gjendje të largohet nga spitali të martën ose të mërkurën, sipas xhaxhait të saj, Saleh al-Badran i cili tha se tezja nga babai i foshnjës do ta rrisë atë.

Punonjësit e shpëtimit në qytetin verior të Sirisë, Jinderis, gjetën foshnjën pas më shumë se 10 orë pas tërmetit, ndërsa po gërmonin rrënojat e ndërtesës pesëkatëshe ku jetonin prindërit e saj.

Foshnja ishte ende e lidhur me kordonin e kërthizës me nënën e saj, Afraa Abu Hadiya, ku menjëherë u dërgua me urgjencë në spitalin e afërt të Afrinit.

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri shkon në mbi 40 mijë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se numri i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 35,418, nga tërmeti i javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më të rëndë të vendit në një shekull.

Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri tanimë ka shkuar në mbi 40 mijë.

Kërkimi i dëshpëruar për të mbijetuarit e tërmetit në Turqi dhe Siri vazhdon të martën, ndërsa shpëtimtarët duke përdorur qen gërmues dhe kamera termike vëzhguan blloqet e rrënuara, duke shpresuar për ndonjë shenjë jete, tetë ditë pas katastrofës.

Ndryshe, ekipet në qytetin jugor të Turqisë, Hatay, shpëtuan një baba dhe një vajzë 209 orë pas katastrofës së javës së kaluar.

Ambasadori turk në OKB, Feridun Sinirlioglu i tha Këshillit të Sigurimit të hënën se ka nevojë urgjente për ndihmë në rajonin e prekur nga tërmeti javën e kaluar.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat turke, dëmet nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqi ndoshta do të kalojnë 20 miliardë dollarë, sipas kompanisë së modelimit të rrezikut Verisk. 

Erdogan: Mbi 8 mijë njerëz në Turqi u nxorën të gjallë nga rrënojat

Më shumë se tetëmijë njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në Turqi, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha vendet që ofruan mbështetje pas tërmeteve të dyfishta vdekjeprurëse.

Ai tha gjithashtu se një numër i madh prej mbi 81 mijë personash, që u lënduan nga tërmetet, janë liruar nga spitalet, njoftoi agjencia shtetërore Anadolu.

“Dëshiroj të falënderoj edhe një herë të gjitha vendet mike dhe motra që kanë mbledhur ndihma për kombin tonë ditë e natë, duke mbështetur përpjekjet tona të kërkim-shpëtimit me ekipet e tyre dhe duke mos na harruar në lutjet e tyre”, shtoi Erdogan.

E pazakontë/ Tërmeti shkatërrimtar lë pas tensionet, gazeta turke hapet me titullin e parë greqisht

Gazeta turke “Hurriyet” i thotë “faleminderit” fqinjit të saj Greqisë për ndihmën pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit. Në kopertinën e gazetës shkruhet “Efharisto poli file”.

Siç raporton korrespondenti i Kathimerini dhe SKAI, Manolis Kostidis, turqit ndjejnë mirënjohje të madhe ndaj grekëve për ndihmën që kanë ofruar përmes EMAK-ut, ndërsa në të njëjtën kohë zemërimi është vërshuar ndaj qeverisë turke.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë.

Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

Pas tërmetit, ndodh fenomeni i pazakontë me detin në Turqi

Një fenomen i pazakontë ka shqetësuar banorët në Turqi pranë detit Marmarma, pasi ujërat e tij në afërsi të Stambollit janë tërhequr papritur me 20 deri në 25 metra.

Universiteti i Inxhinierisë në Stamboll njoftoi ngjarjen dhe nënvizoi se fenomeni nuk ka lidhje me tërmetin që goditi juglindjen e vendit.

“Tërheqja është për shkak të qendrës së presionit të lartë që ndodhet në perëndim të Turqisë, mbi Stamboll ka kohë që era fryn nga veriu në jug, pra në detin Marmara.

Për këtë, niveli i ujit është në rënie dhe po tërhiqet në bregun verior të detit Marmara në drejtim të Avcilarit, ndërsa niveli është në rritje në bregun jugor të detit të lartpërmendur”, thuhet në njoftimin e universitetit.

Sipas Administratës së Meteorologjisë, intensiteti i kësaj ere është 20 kilometra në orë.

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi/ Momenti kur infermieret e guximshme shpëtojnë foshnjat e porsalindura

Një javë pas tërmetit masiv që tronditi Turqinë dhe Sirinë, numri i të vdekurve nga tragjedia ka kaluar 36,000. Gjatë këtyre momenteve të krizave, po shfaqen edhe shumë histori trimërie të pashoqe.

Në një video të re, teksa tërmeti tronditi ndërtesat, infermieret nga një spital mund të shihen duke vrapuar drejt njësisë neonatale për të ndaluar rënien e inkubatorëve të foshnjave. Videoja raportohet të jetë nga Gaziantep, një nga qytetet më të prekura në Turqi.

"Video nga nata e tërmetit që tregon se si 2 infermiere të guximshme, në vend që të iknin vrapuan në njësinë e kujdesit neonatal në Spitalin Gaziantep për të ndaluar rrëzimin e inkubatorëve të foshnjave," tha Andrew Hopkins, një gazetar turk.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë.

Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje.

Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

​Shkon në mbi 41 mijë numri i viktimave nga tërmeti, dy persona shpëtohen pas 198 orësh

Një javë pas tërmetit që gjunjëzoi Sirinë dhe Turqinë , numri i të vdekurve vazhdon të rritet. Deri më tani janë kofirmuar mbi 41 mijë, por nuk ka një vlerësim zyrtar se sa njerëz mund të jenë ende nën rrënoja. Megjithatë, mediat turke flasin për mbi 70,000 njerëz, përfshirë të rritur dhe fëmijë.

Damasku ka rënë dakord për hapjen e vendkalimeve ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, njoftoi vendimin e presidentit sirian Bashar Al Assad për të hapur dy vendkalimet Bab Al Salam dhe Al Raee për të lejuar dërgimin në kohë të ndihmave humanitare.

"Sigurimi i ushqimit, mbrojtjes, strehimit, furnizimeve dimërore dhe furnizimeve të tjera shpëtimtare për miliona të prekur është jashtëzakonisht urgjente. Hapja e këtyre vendkalimeve për lehtësimin e aksesit humanitar, përshpejtimin e miratimeve të vizave dhe lehtësimin e udhëtimit, do të lejojë hyrjen e më shumë ndihmave, më shpejt", tha Guterres.

Ndërkohë, dy persona u shpëtuan në provincën juglindore turke të Kahramanmaras pasi qëndruan nën rrënoja për 198 orë.

Kërkimi dhe shpresat për të mbijetuar nga tërmeti në Turqi dhe Siri drejt fundit

Kërkimet e dëshpëruara për të mbijetuarit e tërmetit në Turqi dhe Siri po hyjnë në orët e tyre të fundit, me ekspertët që thonë se dritarja për shpëtim është pothuajse e mbyllur duke pasur parasysh kohëzgjatjen që ka kaluar dhe shkallën  e rrëzimit të ndërtesave.

Eduardo Reinoso Angulo, një profesor në Institutin e Inxhinierisë në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se gjasat për të gjetur njerëz të gjallë janë shumë, shumë të vogla tani.

David Alexander, një profesor i planifikimit dhe menaxhimit të emergjencave në University College London, u pajtua, duke thënë se shanset nuk ishin shumë të mira në fillim. Shumë nga ndërtesat ishin ndërtuar aq keq saqë u shembën në copa shumë të vogla, duke lënë shumë pak hapësira mjaft të mëdha për njerëzit që të mbijetonin, tha ai për AP.

Nëse një ndërtesë kornizë e një lloji bie, në përgjithësi ne gjejmë hapësira të hapura në një grumbull rrënojash ku mund të kalojmë tunel. Duke parë disa nga këto fotografi nga Turqia dhe nga Siria, thjesht nuk ka hapësira”, tha Alexander.

Kushtet e dimrit kanë ulur gjithashtu shpresën për mbijetesë, shkruan Al Jazeera.

Në të ftohtë, trupi dridhet për t’u ngrohur, por kjo djeg shumë kalori, që do të thotë se njerëzit e privuar nga ushqimi do të vdesin më shpejt, tha Dr Stephanie Lareau, një profesore e mjekësisë urgjente në Virginia Tech në Shtetet e Bashkuara. 

Më shumë se 300 ushtarë rusë po ndihmojnë në lehtësimin e dëmeve të tërmetit në Siri

Më shumë se 300 ushtarakë rusë dhe 60 njësi të pajisjeve speciale ushtarake po ndihmojnë Sirinë në përgjigjen e saj ndaj tërmeteve të javës së kaluar, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Shërbimi i grupit rus të forcave vazhdon të kryejë aktivitete për pastrimin e rrënojave dhe eliminimin e pasojave të tërmeteve”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë në Telegram, duke iu referuar forcave ruse të stacionuara në Siri.

“Më shumë se 300 ushtarakë dhe 60 njësi të pajisjeve ushtarake dhe speciale janë përfshirë në punë”, shtoi ai.

Paketat ushqimore dhe dezinfektuesit, si dhe sendet e tjera thelbësore ishin dorëzuar gjithashtu në pikat e ndihmës humanitare në qytetin veriperëndimor Aleppo, shtoi ministria.

Më shumë se 37 mijë të vdekur, si pasojë e tërmetit në Turqi e Siri

Numri i të vdekurve, si pasojë e tërmetit të javës së kaluar në Turqi e Siri, ka arritur në më shumë se 37 mijë.

Të paktën 31 mijë e 643 njerëz kanë vdekur në juglindje të Turqisë, sipas Autoritetit turk të Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD).

Në Siri raportohet deri tani raportohet të kenë vdekur rreth 5 mijë e 814 njerëz, sipas agjencisë së ndihmës së OKB-së (OCHA).

Derisa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të punojnë për gjetjen e të mbijetuarve pas tërmeteve që shkatërruan pjesë të Turqisë dhe Sirisë më 7 shkurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat