Të paktën 19,300 njerëz janë shtruar në spital në Turqi pas tërmetit

Bota

Të paktën 19,300 njerëz janë shtruar në spital në Turqi pas tërmetit

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 06:12
Pamje nga tërmeti në Turqi

Të paktën 19,300 viktima të tërmetit janë nën trajtim në spitalet në Turqi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë.

3,636 njerëz që janë në njësitë e kujdesit intensiv, njoftoi ministria të hënën.

Sipas ministrisë, të paktën 8,851 pacientë janë dashur të operohen dhe disa prej tyre tashmë janë të liruar.

Disa njerëz ende po nxirren të gjallë nga rrënojat gjatë një jave që nga tërmeti, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 35,000 njerëz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat