Një shtetas britanik ka vdekur në Ukrainë, ka thënë Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO).
Një zëdhënës i FCDO deklaroi se “ne po mbështesim familjen e një shtetasi britanik që vdiq në Ukrainë dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”.
Qeveria britanike nuk ka dhënë më shumë informacion mbi rrethanat e vdekjes, raporton skynews.
Ky është personi i tetë nga Britania e Madhe që vdes në shtetin ukrainas që prej fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt.
Shtetasit britanikë, Andrew Bagshaw dhe Christopher Parry u vranë këtë vit në Ukrainën lindore ndërsa po përpiqeshin të “evakuonin disa të lënduar”.
Ndryshe, Britania e Madhe është një ndër shtetet që e ka mbështetur më së shumti Ukrainën gjatë këtyre 12 muajve.