Zelensky përsërit ftesën që Biden të vizitojë Ukrainën

Bota

Zelensky përsërit ftesën që Biden të vizitojë Ukrainën

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 18:30
Volodymyr Zelensky,Joe Biden

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot përsëriti ftesën e Kievit për presidentin amerikan, Joe Biden për të vizituar Ukrainën.

Kur u pyet nëse planifikon të takohet me presidentin amerikan së shpejti, Zelensky tha: Presidenti Biden dhe unë takohemi herë pas here. Ju e dini që ne e kemi ftuar Presidentin. Unë mendoj se ai do të jetë i lumtur të vizitojë Ukrainën nëse ka mundësi. Ky do të ishte një sinjal i rëndësishëm për të mbështetur kombin tonë.

Megjithatë, ai tha se sot ka mjete të ndryshme komunikimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

“Ne u jemi mirënjohës atyre për ndihmën e tyre të madhe.”, shtoi Zelensky, shkruan CNN.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat