Shtëpia e Bardhë: 30 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë

Bota

Shtëpia e Bardhë: 30 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se deri tani 30 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë.

Një pjesë e madhe e tyre janë pjesë e grupit Wagner.

Grupi i mercenarëve ka qenë i përfshirë shumë në ofensivën ruse rreth Bakhmut dhe Soledar në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore.

Grupi ka një numër të lartë të të burgosurve të cilët u liruan nga burgu me premtimin e lirisë pas disa muajsh luftë në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se 90% e ushtarëve të Grupit Wagner të vrarë në Ukrainë që nga dhjetori ishin të dënuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat