LIVE: Ukraina nuk gjen qetësi, Macron befason me qëndrimin e tij – ka një mesazh për ata që duan të ‘shtypin’ Rusinë

Bota

LIVE: Ukraina nuk gjen qetësi, Macron befason me qëndrimin e tij – ka një mesazh për ata që duan të ‘shtypin’ Rusinë

Nga: Bota sot Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 08:49 Përditësuar në ora: 08:53 më 18.02.2023
Vladimir Putin dhe Macron

Punonte në ambasadën britanike, dënohet me 13 vjet burg spiuni rus

Spiuni rus që punonte në ambasadën britanike në Berlin u dënua me më shumë se 13 vjet burg. Ai punonte si roje sigurie në ambasadën britanike dhe u kap duke spiunuar për rusët.

David Ballantyne Smith, 58 vjeç, u deklarua fajtor për tetë akuza sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare 1911 dhe 1920, por pretendoi se ai nuk shkaktoi qëllimisht ndonjë dëm. Ai u dënua me 13 vjet e dy muaj, por mund të vuajë dënimin në Gjermani ose në Mretërinë e Bashkuar.

Smith pretendoi se ishte në depresion, i vetmuar dhe pinte kur filloi të zbulonte sekretet e ambasadës. Kjo u hodh poshtë duke thënë se ai mblodhi "një sasi të konsiderueshme materialesh" për të "dëmtuar interesat britanike" dhe ia dha atë informacion një "fuqie armiqësore".

Ai ka pranuar se u ka dërguar dy letra me informacione sekrete personave në ambasadën ruse në Berlin.

“Jeni paguar nga rusët për tradhtinë tuaj”, tha gjykatësi Wall.

Gjatë kësaj jave, Smith tha para gjykatës se i vinte turp nga veprimet e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat