Ursula von der Leyen: Të bashkuar deri në fund me Ukrainën

Bota

Ursula von der Leyen: Të bashkuar deri në fund me Ukrainën

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 15:26
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ritheksuar edhe njëherë mbështejen e pakushtëzuar për Ukrainën, duke theksuar se BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Miqtë, aleatët dhe partnerët e Ukrainës e kuptuan që në fillim se sa serioze është situata. Ne do të vazhdojmë të jemi të bashkuar me njeri-tjetrinpor edhe me SHBA-në”, tha von der Leyen, në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut dhe theksoi se bota e lirë nuk do të pranojë kurrë shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga Vladimir Putin apo plani i tij imperialist”.

Presidenti rus “po shkel ligjin ndërkombëtar. Perëndimi nuk do të pranojë kurrë dërgimin e tankeve në vendet fqinje. Duhet bërë çdo përpjekje që bota të mos vuajë nga lufta e Putinit”, shtoi ajo.

Presidentja e Komisionit Europian theksoi gjithashtu se Europa duhet të investojë më shumë në mbrojtjen e saj dhe në industrinë e armatimeve.

Ashtu si në pandemi me kompanitë farmaceutike, ne tani do të bëjmë gjithçka që duhet për të përshpejtuar prodhimin,” përfundoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat