Trupat e Wagner u përpoqën të uzurpojnë shtëpitë në Bakhmut, e pësojnë shumë keq nga ukrainasit

Bota

Trupat e Wagner u përpoqën të uzurpojnë shtëpitë në Bakhmut, e pësojnë shumë keq nga ukrainasit

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Pamjet e shpërndara në rrjetin social Twitter tregojnë momentin kur tanku ukrainas godet shtëpitë ku trupat e Grupit Wagner u përpoqën t’i uzurpojnë në qytetin Bakhmut.

Sipas mbishkrimit të videos tanku kishte në cak trupat e Wagner dhe shtëpinë që ata vendosin ta uzurpojnë.

Në një moment trupat shihen duke u ngjitur lart derisa i afrohen një shtëpie, por pas një çasti pason një shpërthim, duke bërë që ata të largohen nga aty me nguti.

Pas kësaj, u panë edhe disa shpërthime të tjera. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat