Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka vlerësuar synimin e Kinës për të paraqitur një iniciativë paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por ka përjashtuar çdo të drejtë territoriale ndaj Rusisë.
Një paqe e drejtë presupozon që ai që ka shkelur integritetin territorial, domethënë Rusia, të tërheqë trupat nga vendi i pushtuar”, tha sot Baerbock në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Paqja botërore bazohet pikërisht në faktin se ne të gjithë njohim integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo vendi”, shtoi ajo.
Sipas Gjermanisë nëse nuk ndodh një tërheqje të plotë e të gjitha trupave ruse nga Ukraina, nuk ka asnjë shans për t’i dhënë fund konfliktit pothuajse njëvjeçar.
“Të gjitha kërkesat për t’i dhënë fund luftës duke i dhënë territor Rusisë janë të papranueshme”, tha Baerbock.
“Kjo do të thotë t’i kthesh njerëzit si pre të Rusisë. Ne nuk do ta bëjmë këtë”, theksoi ajo.