​Blinken: Rreth 200 000 trupa ruse të vrarë në luftën kundër Ukrainës

Bota

​Blinken: Rreth 200 000 trupa ruse të vrarë në luftën kundër Ukrainës

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 20:35
Antony Blinken

SHBA-ja ka vlerësuar se rreth 200 000 rusë janë vrarë ose plagosur deri më tani në luftën kundër Ukrainës, tha sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Kostoja e luftës pothuajse njëvjeçare ka qënë edhe më e madhe për Rusinë”, tha Blinken.

Më shumë se një milion rusë janë larguar nga vendi i tyre sepse nuk duan të jenë pjesë e kësaj lufte dhe drejtimit që po merr vendi”, shtoi ai, shkruan ATSH.

“Për më tepër, 1 000 ose më shumë kompani ndërprenë bizneset në Rusi nga frika e dëmtimit të reputacionit”, sipas Blinken.

Shikoni çfarë ka ndodhur, çfarë i ka bërë Putini vendit të tij”, tha Blinken. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat