Ballafaqimi me vdekjen është realiteti më i hidhur në luftë – diçka që pak persona e dinë më miri se ukrainasit Taras.
Ky rreshter i ushtrisë ukrainase është pjesë e njësisë që mbledhë kufoma e ushtarëve të vrarë ukrainas në fushëbetejë, të cilët i transporton në morgjet më të afërta dhe më pas ua dorëzojnë familjarëve.
“Mundohem t’i kthejë luftëtarët tanë të rënë për liri sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha 44-vjeçari për Sky News derisa po e ngiste furgonin e tij nëpër qytetin Kramatorsk në lindje të Ukrainës.
“Familjarët e tyre duhet t’ju japin lamtumirën e fundit dhe t’i varrosin siç duhet. Pra, ky është misioni im”, shtoi Taras.
Por ky mision i tij dhe pjesës tjetër të njësisë nuk është i lehtë, pasi betejat në Ukrainë po vazhdojnë në veçanti pas valës së re të sulmeve ruse në Donetskt dhe Luhansk.
Autoritetet ukrainase nuk kanë publikuar numri e të vrarëve në luftë, por zyrtarët perëndimore thonë se bëhet fjalë për mbi 100 mijë të vrarë nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Vetëm një mëngjes, Taras thotë se ka arritur t’i mbledhë trupat e 22 ushtarëve të vrarë që i dërgoi në morg. Ai është prej të paktëve që e di më së miri çmimin që po e paguan kombi i tij për lirinë e vendi.
“Nganjëherë nuk mund të fle për shkak të djemve dhe vajzave të reja. Nganjëherë qaj – si çdo njeri tjetër. Kur kthehem në bazë – shtrihem, mendoj dhe qaj”, tha ai.
I pyetur se si arrin të ruaj buzëqeshjen derisa ballafaqohet me shumë vdekje çdo ditë, Taras tha se “është e vështirë, por se kjo ia lehtëson duke i telefonuar familje, gruas, fëmijëve, prindërve e vëllezërve”.