Rusia ka bllokuar aksesin në The Bell, një gazetë e themeluar nga një prej gazetarëve kryesorë të Rusisë, përcjell Bota sot.
Vendi ka bllokuar dhjetëra faqe lajmesh që kur pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.
Duke i akuzuar shpesh për publikimin e lajmeve "të rreme" për atë që ai e quan "operacionin e tij special ushtarak" në Ukrainë.
The Bell mbulon kryesisht lajmet e biznesit dhe ishte një nga të paktat uebsajte të mediave të pavarura të mbetura të aksesueshme pasi autoritetet bllokuan Mediazona, Meduza dhe Novaya Gazeta.