Shtabi i Ushtrisë së Ukrainës: Rusia po detyron fëmijët në zonat e pushtuara që të këndojnë himnin e tyre përpara mësimit

Bota

Shtabi i Ushtrisë së Ukrainës: Rusia po detyron fëmijët në zonat e pushtuara që të këndojnë himnin e tyre përpara mësimit

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 21:39
Foto nga takimi

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, duket se agresioni i pushtuesve ka prekur edhe fëmijët, të cilët janë të detyruar që të këndojnë himnin kombëtar rus.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, kjo gjë po ndodh në Zaporizhzhian e pushtuar ku fëmijët ukrainas po detyrohen të këndojnë himnin kombëtar rus para mësimit.

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se administrata e pushtimit po ushtron presion mbi popullsinë lokale.

“Po, në shkollat ​​e qytetit Tokmak nxënësit detyrohen të këndojnë himnin e vendit agresor përpara fillimit të mësimit. Gjithashtu, nxënësit e shkollave janë të detyruar të nxjerrin kartolina për përvjetorin e një pushtimi në shkallë të gjerë me fjalë mbështetjeje dhe mirënjohjeje për pushtuesit rusë që pushtuan tokën tonë”, thuhej në njoftimin e shtabit.

Kujtojmë se mijëra persona, ushtarakë e civilë kanë humbur jetën që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat