LIVE: Pas vizitës së Biden në Ukrianë, ky shtet alarmon se kërcënimi rus po rritet - SHBA paralajmëron Kinën!

Bota

LIVE: Pas vizitës së Biden në Ukrianë, ky shtet alarmon se kërcënimi rus po rritet - SHBA paralajmëron Kinën!

Nga: Bota sot Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 07:44 Përditësuar në ora: 07:37 më 20.02.2023
Qytet në Suedi.

Presidenti finlandez tregon se çfarë i tha Putini pasi i tregoi se vendi i tij do të anëtarësohet në NATO

Presidenti i Finlandës ka zbuluar se çfarë i tha Vladimir Putinit kur telefonoi liderin rus për ta informuar se vendi i tij do të anëtarësohet në NATO.

“Doja ta thërrisja sepse nuk jam tip që zvarritet qetësisht si një gjarpër”, tha Sauli Niinisto për France24.

Në atë që duhet të ketë qenë një telefonatë e tensionuar, ai tha se shefi i Kremlinit ishte i qetë dhe nuk bëri asnjë kërcënim, raporton skynews.

“(Putin) në fakt gjithashtu tha publikisht se ai nuk mendon se është një kërcënim, por se Finlanda bëri një gabim”, pohoi i pari i shtetit finlandez.

Niinisto tha se ka pritur që Rusia të vendosë më shumë trupa ushtarake përgjatë kufirit të saj me Finlandën si rezultat i vendimit të NATO-s.

Ndryshe, Finlanda së bashku me Suedinë janë duke pritur që shteti turk të ratifikojë marrëveshjen për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO. Turqia aktualisht iu ka vendosur disa kushte këtyre dyja shteteve dhe po pret që ato t’i plotësojnë.

Zelensky bisedon në telefon me Macron, NATO synon të furnizojë Ukrainën me armë

Emmanuel Macron ripohoi synimin e NATO-s për të dërguar armë në Ukrainë në një telefonatë me Volodymyr Zelenskyy të dielën.

Thirrja erdhi pasi presidenti francez tha në një intervistë se ai dëshiron ta shohë Rusinë të mundur në Ukrainë – por jo ta “shtypë” atë në tokën e saj.

Zyra e Macron tha në një deklaratë se të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu vizitat e fundit të Zelenskyy në Londër, Paris dhe Bashkimin Evropian në Bruksel.

Ai gjithashtu ripohoi mbështetjen e tij për një propozim paqeje prej 10 pikash të paraqitur nga Zelenskyy gjatë bisedës së tyre telefonike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat