Biden nuk pranoi të vizitonte lokacione të sigurta në Ukrainë, por dëshiroi të ishte sa më afër fushëbetejave

Bota

Biden nuk pranoi të vizitonte lokacione të sigurta në Ukrainë, por dëshiroi të ishte sa më afër fushëbetejave

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 17:44
Foto nga takimi

Joe Biden ka qëndruar për pesë orë në kryeqytetin ukrainas të Kievit, megjithëse po vazhdon pushtimi rus.

Presidenti amerikan, Biden ka vizituar paparalajmërim shtetin ukrainas duke u takuar me liderin e këtij vendi, Volodymyr Zelensky.

Burimet e BBC-së thotë se liderit amerikan i janë sugjeruar lokacione të tjera, duke përfshirë qytetin perëndimor të Lvivit, i cili është më i sigurt dhe më të lehtë për t’u arritur.

Por, ai bëri një udhëtim 10-orësh me tren drejt kryeqytetit për të dërguar një mesazh më të fuqishëm për pushtuesit rus.

I pari i shtetit amerikan ka premtuar një ndihmë prej 500 milionë dollarësh dhe vendosjen e sanskioneve të reja ndaj Rusisë.

Ndryshe, Biden është një prej shumë liderëve botëror që ka vizituar gjatë luftës Ukrainën, ku më parë ishte edhe kyreministri shqiptar, Edi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat