Deputeti ukrainas: Vizita e Biden ishte një ‘ngritje shpirtërore’

Bota

Deputeti ukrainas: Vizita e Biden ishte një ‘ngritje shpirtërore’

Nga: A.M. Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 06:56
Joe Biden dhe Volodymyr Zelensky

Maryan Zablotskyy, një anëtar i parlamentit ukrainas, tha se vizita e Joe Biden në kryeqytetin e vendit të hënën ishte një "mesazh për Putinin".

Sipas CNN, Zablotskyy tha se kishte pasur thashetheme për një ofensivë të re ruse, "por të shihje të dy presidentët në Kiev nën alarmin aktiv të sulmit ajror" ishte "ngritje shpirtëriore".

Ai shtoi se presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës treguan se janë në rrezen e raketave, por ai [Z. Putin] nuk mund të "bëjë asgjë për këtë, sepse ne jemi shumë më të fortë".

“Gjëja kryesore është se cili do të jetë rezultati përfundimtar dhe me vizitën e Presidentit Biden dhe me këtë shfaqje të forcës, ne e dimë se në fund do të jemi fitimtarë”, tha Zablotskyy.

"Kjo ishte shumë e fuqishme për ne."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat