Zyrtari i lartë kinez viziton Moskën

Bota

Zyrtari i lartë kinez viziton Moskën

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 17:46
Wang Yi

Kryediplomati i Kinës, Wang Yi ka arritur në Moskë, raportojnë mediat shtetërore ruse. Kjo është vizita e parë e një zyrtari kinez në Rusi që nga fillimi i agresionit të Kremlinit në Ukrainë gati para një viti.

Wang, i cili u emërua këshilltar i lartë i politikës së jashtme nga nga lideri kinez, Xi Jinping, ndodhet në turne tetëditësh, ku vizitoi Francën, Italinë, Hungarinë dhe Gjermaninë, raporton CNN.

Ai do të takohet me ministrin e jashtëm rus, Sergey Lavrov të mërkurën, raporton agjencia TASS, në bazë të deklaratës së ministrisë së jashtme.

Megjithatë, asnjëra nga vendet nuk ka përmendur nëse Wang do të mbajë diskutime me presidentin Putin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk e përjashtojnë një takim midis tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat