Presidenti i SHBA-së Joe Biden e përmendi në emër presidentin rus Vladimir Putin 10 herë në fjalimin e tij nga Varshava.
Ndërkohë, Putin nuk e përmendi emrin e Bidenit asnjëherë në fjalimin e tij të gjatë dhe luftarak nga Moska më herët gjatë ditës, shkruan Skynews.
Biden tha se Putini kishte nisur një “sulm vrasës”, urdhëroi tanke në Ukrainë dhe u përpoq të vriste botën nga uria.
“Epshi i egër i Presidentit Putin për tokë dhe pushtet do të dështojë dhe dashuria e ukrainasve për vendin e tyre do të mbizotërojë”, tha ai.