LIVE: E papritur/ Batalioni i bjellorusëve shkatërrojnë kullën vrojtuese të rusëve – Zbulohet planin i Rusisë për ankesimin e Bjellorusisë!

Bota

LIVE: E papritur/ Batalioni i bjellorusëve shkatërrojnë kullën vrojtuese të rusëve – Zbulohet planin i Rusisë për ankesimin e Bjellorusisë!

Nga: BOTA SOT Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 06:21 Përditësuar në ora: 20:53 më 22.02.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

Batalioni i bjellorusëve shkatërrojnë kullën vrojtuese të rusëve – i godasin me predha nga ndërtesa kolektive

Batalioni i vullnetarëve bjellorusë që janë pjesë e regjimentit Kastus Kalinouski që lufton përkrah forcave ukrainase, ka arritur të shkatërroj kullën vrojtuese të ushtrisë ruse nga një distancë e madhe.

Ata përdorën një lloj topi të njohur ndryshe si ATGM, nga i cili shkrepën predhat që ishin shumë precizë dhe hodhën në erë kullën vrojtuese të rusëve në Ukrainë.

Predha lansoheshin nga një ndërtesë kolektive dhe që ishte e kamufluar me përdhe dhe gjësende tjera. Aty shihen njëri prej vullnetarëve bjellorusë që përgatit koordinatat, dhe pasi që sigurohet se janë të sakta fillon me sulmin.

Ky batalion i bjellorusëve që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë i janë bashkuar forcave ukrainase. E duke marrë parasysh se janë shtet fqinj i Ukrainës, duket se e njohin mirë terrenin, pasi janë bërë të pathyeshëm karshi rusëve.

Pamje të ngjashme të këtij batalioni janë publikuar edhe më parë, ku shumë prej tyre arrinin të shkatërronin tanke e mjete tjera të blinduara të ushtrisë së Vladimir Putinit. /

Dokumenti që nxori në pah planin e Rusisë për aneksimin e Bjellorusisë deri më 2030

Rusia planifikon ta aneksojë Bjellorusinë deri më 2030, sipas një dokumenti që rrodhi nga zyra e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe i cili është siguruar nga gazetarët e disa mediave në botë.

Sipas dokumentit, synimi përfundimtar është bashkimi i Rusisë me Bjellorusinë, jo më vonë se viti 2030.

Radio Evropa e Lirë nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e këtij dokumenti.

Në kuadër të planit përfshihet forcimi i sentimentit pro-rus, zgjerimi i prezencës ushtarake ruse atje dhe lehtësimi i procedurave për pajisje me pasaporta ruse.

Qëllimi përfundimtar, sipas raportimeve të mediave, është që të krijohet një “shtet i përbashkët” nën udhëheqësinë ruse.

Dokumenti është siguruar nga Yahoo News, gazeta suedeze, Expressen, ajo gjermane Suddeutsche Zeitung dhe ukrainase, Kyiv Independent.

Realizimi i këtij plani do të përbënte kërcënim serioz të sigurisë për shtetet fqinje të Bjellorusisë - Lituaninë dhe Poloninë - të cilat janë anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, dhe në një skenar të tillë mund të bëhen shtete fqinje me Rusinë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përshkruar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit XX”, dhe prej kur e ka marrë pushtetin ka përmendur në shumë raste konceptin e “Rusisë historike” dhe “botës ruse”.

Artikullin e plot mund ta lexoni KETU

Kremlini mohon se është diskutuar ‘plani i paqes kineze’ për Ukrainën

BBC raporton se ka pasur disa të dhëna të tjerë nga Rusia për atë që u diskutua gjatë bisedimeve të saj të nivelit të lartë me Kinën më parë.

Kryediplomati kinez, Wang Yi, prezantoi pikëpamjet për qasjet ndaj një “zgjidhjeje politike” në Ukrainë, thotë Ministria e Jashtme e Rusisë.

Zëdhënësja Maria Zakharova shton në një deklaratë se nuk u diskutua asnjë “plan kinez i paqes” i veçantë.

Gjatë fundjavës, Wang tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se Kina së shpejti do të publikojë një dokument në lidhje me një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Biden reagon pasi Putin pezulloi traktatin për armët bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, bëri “gabim të madh” kur një ditë më parë njoftoi se Rusia po pezullonte pjesëmarrjen në traktatin e armëve bërthamore New START.

Biden i bëri këto komente për gazetarët teksa arriti në pallatin presidencial në Varshavë, ku do të marrë pjesë në samitin e nëntë shteteve të Evropës Lindore.

Ky samit, ku marrin pjesë disa shtete të NATO-s, po zhvillohet në ditën e dytë të vizitës së Bidenit në Poloni.

I ashtuquajturi Grupi i nëntë i Bukureshtit përfaqëson vendet që përbëjnë krahun lindor të NATO-s. Aty bëjnë pjesë: Polonia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Lituania.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjithashtu do të marrë pjesë në takim.

Vizita e Bidenit në Poloni është pjesë e një serie të konsultimeve me aleatët për t’u përgatitur për një fazë më të ndërlikuar të pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur pothuajse një vit më parë.

Gjatë fjalimit të tij të djeshëm para qytetarëve të mbledhur jashtë Kështjellës Mbretërore në Varshavë, ai tha se Ukraina “kurrë nuk do të jetë një fitore për Rusinë”.

Para Polonisë, ai vizitoi Ukrainën, ku qëndroi mbi pesë orë.

Vizita e paparalajmëruar atje nënvizoi edhe një herë bështetjen e Uashingtonit për Kievin.

Biden paralajmëroi Rusinë se nëse sulmon ndonjë shtet të NATO-s, do të përballej me një përgjigje të fuqishme ushtarake.

Medvedev: Nëse humbim luftën në Ukrainë, nuk do të ketë më Rusi

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se nëse Putini humbet luftën kundër Ukrainës, Rusia do të copëtohet dhe do të pushojë së ekzistuari, raporton Ukrainian Pravda.

Medvedev e shkroi këtë në kanalin e tij Telegram në përgjigje të deklaratës së presidentit amerikan Joe Biden.

Nëse Rusia ndalon ‘operacionin special ushtarak’, pa arritur fitore, nuk do të ketë Rusi, ajo do të copëtohet”, shkroi ai.

Në të njëjtën kohë, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit siguron se lufta në Ukrainë gjoja do të përfundojë “nëse Shtetet e Bashkuara ndalojnë furnizimin me armë regjimit të Kievit”.

Medvedev vazhdon të përsërisë narrativën se SHBA është një “shtet armik që rrezaton urrejtje” ndaj Rusisë, shkruan Pravda.

Fjalimi i Putin bashkon më shumë Perëndimin, G7 merr vendimin drastik ndaj Rusisë, ja çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

Aleatët kryesorë perëndimorë të Ukrainës janë angazhuar për më shumë sanksione ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin ekonomikisht Rusinë.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se sanksionet nuk kishin sukses, duke u mburrur se Rusia ishte ekonomikisht e qëndrueshme dhe kishte inflacion më të ulët në një fjalim të mbajtur mëngjesin e sotëm.

Pas këtyre deklaratave aleanca e G7 ku përfshihen; Britania e Madhe, SHBA, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia, thanë se do të vazhdojnë të imponojnë sanksione ekonomike ndaj Rusisë.

“Ne do të imponojmë kosto të mëtejshme ekonomike për Rusinë, dhe për individët dhe subjektet, brenda dhe jashtë Rusisë që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për këto shkelje të ligjit ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të vendeve.

Moska e thotë hapur: Vladimir Putin nuk do të bisedojë me Joe Biden

Kremlini bëri me dije se Presidenti rus Vladimir Putin aktualisht nuk po planifikon asnjë kontakt me homologun e tij amerikan Joe Biden pasi vendimit që ndërmori që të tërheqë Moskën nga marrëveshja e re START.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, i pyetur nga gazetarët nëse ka pasur një kërkesë nga pala amerikane për kontakt në nivel presidencial që atëherë, u përgjigj:

“Ne dëgjuam reagimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg dhe sekretarit amerikan të shtetit, Blinken, por “asnjë kontakt” midis Putinit dhe Bidenit “nuk është planifikuar”.

Ndërkohë një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se SHBA është e gatshme për t’u takuar me Rusinë” për të biseduar për traktatin e armëve bërthamore pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se vendi i tij do të tërhiqej pjesërisht.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se i vjen keq për vendimin e djeshëm të presidentit rus Vladimir Putin për të pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë në marrëveshje dhe i bëri thirrje Rusisë që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të respektojë marrëveshjet.

Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se vendimi i Rusisë ishte shumë zhgënjyes dhe i papërgjegjshëm.

 Blinken u tha gazetarëve në ambasadën amerikane në Athinë se SHBA është e gatshme të diskutojë kufizimin e armëve strategjike me Rusinë. Edhe Franca bëri thirrje Rusisë që të tregojë përgjegjësi dhe të rishikojë sa më shpejt të jetë e mundur vendimin e saj për t’u bashkuar me traktatin ruso-amerikan të ri START për të kufizuar arsenalet strategjike bërthamore.

Zbulohet dokumenti sekret i Kremlinit/ Ja plani i frikshëm i Vladimir Putinit, po tenton të aneksojë Bjellorusinë deri në vitin 2030

Një dokument strategjik i brendshëm i Kremlinit, i marrë nga një konsorcium ndërkombëtar gazetarësh, paraqet një plan të detajuar se si Rusia planifikon të marrë kontrollin e plotë të Bjellorusisë fqinje në dekadën e ardhshme me pretekstin e bashkimit të dy vendeve.

Dokumenti përshkruan në detaje aneksimin e planifikuar me mjete politike, ekonomike dhe ushtarake të një kombi evropian të pavarur, joliberal nga Rusia, e cila është në gjendje lufte.

“Qëllimet e Rusisë në lidhje me Bjellorusinë janë të njëjta si me Ukrainën, vetëm në Bjellorusi ajo mbështetet në detyrim, jo në luftë. Qëllimi i saj përfundimtar është akoma përfshirja më e madhe e atij vendi”, ka thënë Michael Carpenter, ambasador i SHBA-së në Organizatën për Sigurinë Evropiane dhe bashkëpunim.

Sipas dokumentit të lëshuar në vjeshtën e vitit 2021, qëllimi përfundimtar është formimi i të ashtuquajturit Unioni i Rusisë dhe Bjellorusisë deri në vitin 2030.

U shqyrtua gjithçka që përfshihej në bashkimin e dy vendeve, duke përfshirë “harmonizimin” e ligjeve bjelloruse me ligjet e Federatës Ruse, koordinimin e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes, bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, bazuar në prioritetet e interesave ruse. U theksua ndikimi dominues i Federatës Ruse në sferën socio-politike, tregtare-ekonomike, shkencore-arsimore dhe kulturore-informative.

Një vit luftë në Ukrainë, Papa Françesku bën thirrje për armëpushim dhe paqe

Papa Françesku, duke folur dy ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës duke bërë thirrje për një armëpushim dhe negociata paqeje.

Ai tha se asnjë fitore nuk mund të “ndërtohet mbi rrënoja”.

Papa Françesku, i cili ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Ukrainë pothuajse në çdo paraqitje publike që nga pushtimi i vendit nga Rusia më 24 shkurt 2022, foli në audiencën e tij të përgjithshme javore në Vatikan.

“Ka kaluar një vit që nga fillimi i kësaj lufte absurde dhe mizore, një përvjetor i trishtuar,” tha ai.

“Numri i të vdekurve, të plagosurve, refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur, shkatërrimi dhe dëmet ekonomike dhe sociale flasin vetë”, tha Papa.

Ambasadori i Ukrainës në Vatikan, Andrii Yurash mori pjesë në audiencë së bashku me një delegacion zyrtarësh ukrainas.

“Zoti i faltë kaq shumë krime dhe kaq shumë dhunë. Ai është Perëndia i paqes. Le të qëndrojmë pranë popullit martir ukrainas që vazhdon të vuajë”, theksoi Papa.

CNN: Rusia testoi raketën balistike “Satan II” ditën që Biden vizitoi Ukrainën

“Rusia kreu një test të një rakete balistike ndërkontinentale që dështoi ditën kur Presidenti Joe Biden vizitoi Ukrainën”, shkruan CNN.

CNN citon dy zyrtarë amerikanë të cilët thane ndër të tjera se Moska kishte informuar Uashingtonin përpara testit përmes “linjave të de-përshkallëzimit” dhe se autoritetet amerikane vlerësuan se testi nuk përbënte rrezik.

Zyrtarët bënë fjalë për testimin e një rakete SARMAT, e njohur në vendet perëndimore me pseudonimin Satan II. Kjo raketë ka aftësinë të mbajë koka të shumta bërthamore.

Koha e saktë e testit nuk është plotësisht e qartë, pasi një burim i cituar nga CNN tha se testi u zhvillua pak para mbërritjes së Bidenit në Ukrainë, ndërsa një burim tjetër thotë se testi u zhvillua të hënën, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vizita e paparalajmëruar e Bidenit në Ukrainë, e para prej se Rusia nisi pushtimin e këtij vendi gati një vit më parë  nënvizoi edhe një herë bështetjen e Uashingtonit për Kievin.

Biden u takua më 20 shkurt me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Pallatin Mariyinskiy në qendër të kryeqytetit ukrainas.

“Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë”, tha Biden, duke folur nga një podium i dekoruar me flamuj të SHBA-së dhe Ukrainës.

“Dhe, Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”.

“Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”, tha ai.

Ai shtoi se SHBA-ja po përgatit një dërgesë të re të “pajisjeve kritike” për Ukrainën, e cila, siç tha, do të përfshijë municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore, në vlerë prej 500 milionë dollarësh. Biden paralajmëroi edhe sanksione të reja kundër shtetit rus.

SHBA-ja është ndër ofruesit më të mëdhenj të ndihmave për ushtrinë ukrainase. Që nga fillimi i pushtimit rus, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Uashingtoni i ka dërguar pajisje mbrojtëse dhe logjistike në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat