Kremlini bëri me dije se Presidenti rus Vladimir Putin aktualisht nuk po planifikon asnjë kontakt me homologun e tij amerikan Joe Biden pasi vendimit që ndërmori që të tërheqë Moskën nga marrëveshja e re START.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, i pyetur nga gazetarët nëse ka pasur një kërkesë nga pala amerikane për kontakt në nivel presidencial që atëherë, u përgjigj:
“Ne dëgjuam reagimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg dhe sekretarit amerikan të shtetit, Blinken, por “asnjë kontakt” midis Putinit dhe Bidenit “nuk është planifikuar”.
Ndërkohë një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se SHBA është e gatshme për t’u takuar me Rusinë për të biseduar për traktatin e armëve bërthamore pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se vendi i tij do të tërhiqej pjesërisht.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se i vjen keq për vendimin e djeshëm të presidentit rus Vladimir Putin për të pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë në marrëveshje dhe i bëri thirrje Rusisë që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të respektojë marrëveshjet.
Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se vendimi i Rusisë ishte shumë zhgënjyes dhe i papërgjegjshëm.
Blinken u tha gazetarëve në ambasadën amerikane në Athinë se SHBA është e gatshme të diskutojë kufizimin e armëve strategjike me Rusinë. Edhe Franca bëri thirrje Rusisë që të tregojë përgjegjësi dhe të rishikojë sa më shpejt të jetë e mundur vendimin e saj për t’u bashkuar me traktatin ruso-amerikan të ri START për të kufizuar arsenalet strategjike bërthamore.