Granatimet ruse vrasin dy civilë në rajonin Kherson

Bota

Granatimet ruse vrasin dy civilë në rajonin Kherson

Nga: A.SH Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 16:29
Një burrë ndihmon një zonjë të dalë nga një ndërtesë banimi e cila u godit nga një raketë ruse, në qendër të qytetit të Kharkiv, Ukrainë më 5 shkurt 2023

Dy civilë janë vrarë nga bombardimet ruse të rajonit Kherson në Ukrainën jugore dhe dy janë plagosur në një sulm me raketa në qytetin verilindor të Kharkiv, thanë zyrtarët rajonalë, përcjell Bota sot.

Një grua 81-vjeçare dhe një burrë 68-vjeçar u vranë gjatë granatimeve të fshatit Novotyahinka, rreth 40 km nga qyteti i Khersonit, tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin.

Dy civilë u plagosën lehtë në sulmet me raketa që synonin objektet industriale në Kharkiv, rreth 30 km (19 milje) nga kufiri me Rusinë, thanë zyrtarët lokalë.

Qyteti, i dyti më i madh në Ukrainë, ka qenë shpesh nën zjarr që kur Rusia pushtoi Ukrainën një vit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat