Sekretari i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Ben Wallace, ka deklaruar se pret që pushtimi rus në Ukrainë mund të zgjasë edhe për një vit.
“Unë mendoj se Rusia ka treguar një shpërfillje të plotë, jo vetëm për jetën e popullit të Ukrainës, por për ushtarët e saj”, tha ai.
Ai shtoi se më shumë se 188 mijë ushtarë rusë kanë vdekur ose janë plagosur si rezultat i “llogaritjes së gabuar katastrofike” të presidentit rus, Vladimir Putin, shkruan Skynews.
“Kur dikush ka kaluar kufirin dhe mendon se është në rregull t’ia bësh këtë popullit tënd, duke drejtuar efektivisht një mulli mishi për një ushtri, unë mendoj se ai nuk do të ndalet,” shtoi Wallace.