Flamur gjigant ukrainas në rrugën jashtë Ambasadës ruse në Londër

Bota

Flamur gjigant ukrainas në rrugën jashtë Ambasadës ruse në Londër

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 16:15
Rruga jashtë Ambasadës ruse në Londër e ngjyrosur rrugën me ngjyrat e flamurit ukrainas.

Një grup i aktivistëve kanë hedhur qindra litra ngjyrë të verdhë dhe të kaltër në rrugën ku gjendet ndërtesa e Ambasadës ruse në Londër, duke krijuar një flamur gjigant ukrainas, një ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës.

Fushata e bërë nga grupi “Led By Donkeys” ndaloi trafikun para se të hidheshin mbi 300 litra ngjyrë në rrugë për të krijuar një flamur prej 500 metrash katrorë.

“Ukraina është shtet i pavarur dhe njerëzit kanë të drejtë për vetëvendosje”, tha grupi përmes një deklarate.

“Vendosja e flamurit gjigant ukrainas jashtë Ambasadës [së presidentit rus, Vladimir Putin] në Londër do të shërbejë si përkujtues për këtë gjë”.

Image
Rruga para Ambasadës ruse në Lonër. 23 shkurt 2023.

Moska ka justifikuar pushtimin e Ukrainës me shqetësimet për sigurinë e saj kombëtare.

Policia në Londër tha se tri burra dhe një grua u arrestuan nën dyshimet se kanë shkaktuar dëme dhe kanë penguar komunikacionin në rrugën ku gjendet Ambasada ruse./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat