U futën në shtëpitë e braktisura për të shpëtuar, disa ushtarë rusë e pësojnë keq – artileria ukrainase i godet rëndë

Bota

U futën në shtëpitë e braktisura për të shpëtuar, disa ushtarë rusë e pësojnë keq – artileria ukrainase i godet rëndë

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Me marrjen e armëve të rënda nga vendet e perëndimit, ukrainasit nuk po i lënë askund vend të fshihen ushtarëve rusë.

Madje edhe kur mendojnë se janë të sigurtë në disa shtëpi private të civilëve ukrainas që i kanë braktisur për shkak të luftës, ata goditen nga artileria e Kievit.

Pamjet e regjistruar nga droni, shfaqin ushtarët rusë me pushkë automatike në duar duke u fshehur brenda shtëpive private në një zonë urbane.

Por befasisht ata fillojnë të goditen nga artileria ukrainase që hedhë në erë ato shtëpi, brenda të cilave u fshehën dhjetëra ushtarë të Vladimir Putinit.

Deri më tani sulme të ngjashme ukrainasit po i realizojnë pothuajse në çdo pjesë të Ukrainës, ku numri i ushtarëve të vrarë rusë brenda 24 orëve, sipas Kievit shkon në mbi 200.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat