Borrell shpalos përmbajtjen e pakos së dhjetë me sanksione ndaj Rusisë

Bota

Borrell shpalos përmbajtjen e pakos së dhjetë me sanksione ndaj Rusisë

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 13:33
Josep Borrell

Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka shpalosur se çfarë përmban pakoja e dhjetë e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ai ka treguar se bëhet fjalë për 121 individë dhe entitete, masa për import – eksport dhe si ndaj mediave propaganduese ruse.

“Ne mbesim të bashkuar në përcaktimin tonë për ta shkatërruar makinën e luftës së Rusisë”.

“Si pjesë e listës tonë janë përgjegjësit për deportimin me forcë të së paku 6,000 fëmijëve ukrainas”.

Sipas tij kjo përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe konventës së Gjenevës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat