Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin më të fundit për gjendjen në Ukrainë, thekson se pamjet nga ajri tregojnë humbjet e mjeteve të blinduara ruse në Vuhledar në rajonin e Donetskut.
Këto mjete të blinduara me gjasë ishin pjesë e brigadës së marinsave 155 nga (NI) që ishte në krye të ofensivës së fundit.
NI konsiderohet njësi elitare e këmbësorisë së ushtrisë ruse. Për dallim nga njësitë elitare tjera, NI në Ukrainë nuk njihet si një formacion i madh.
Për këtë NI merr përsipër operacione të fshehta që Rusia i konsideron si shumë të rëndësishme, por që kjo njësi sipas inteligjencës britanike ka pësuar humbje shumë të mëdha.
NI tani më siguri ka degraduar në kuptimin e efikasitetit, pasi forcat e saj të mobilizuar pa asnjë përvojë e pësuan rëndë.
Kjo ndodhi për shkak të mungesës së përvojës, duke ia zvogëluar aftësinë operative. Megjithatë ekziston mundësia që sërish do të tentojë të kryej sulme të reja në Vuhledar.