Algjeria ka thënë se do ta rihapë ambasadën në Kiev një vit pasi ajo u mbyll për pushtimin rus të Ukrainës, sipas televizionit shtetëror të vendit.
“Ky vendim bie në kuadrin e ruajtjes së interesave të shtetit algjerian dhe interesave të komunitetit kombëtar në këtë vend”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
“Ambasada algjeriane në Kiev, e cila pezulloi aktivitetet e saj për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Ukrainë, do të menaxhohet nga i Ngarkuari me Punë”.
Ambasada u mbyll në mars të vitit të kaluar pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, shkruan Skynews.
Vendimi për rihapjen e ambasadës do të jetë efektiv “sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.