LIVE: Sulme intensive në Bakhmut – Këto dy shtete bëjnë thirrje për armëpushim në Ukrainë

Bota

LIVE: Sulme intensive në Bakhmut – Këto dy shtete bëjnë thirrje për armëpushim në Ukrainë

Nga: BOTA SOT Më: 1 mars 2023 Në ora: 06:18 Përditësuar në ora: 14:57 më 01.03.2023
Ukrainë

Sulme intensive në Bakhmut, Ukraina: Nuk do të dorëzohemi

Ushtria e Kremlinit ka intensifikuar sulmet në qytetin e Bakhmut, duke shkaktuar dëme të mëdha, por pa arritur të marrë qytetin ndërkohë sulme me dronë kamikazë janë kryer edhe në Luhansk.

Sirenat e alarmit ajror janë dëgjuar edhe në Kiev. Forcat ruse kryen sulme të pamëshirshme në ditën e parë të Marsit në qytetin e vogël lindor të Ukrainës, Bakhmut, në përpjekje për ta rrethuar atë.

Ata shkatërruan dhe dogjën ndërtesat, duke e shndërruar qytetin në vend të braktisur. Megjthatë, banorët, të cilët janë përafërsisht 70 mijë në këtë zonë, nuk heqin dorë nga shtëpitë e tyre

“Është e frikshme. Unë mezi i lëviz këmbët kur dal jashtë. Por për sa kohë që shtëpia ime është e paprekur dhe nuk jam lënduar, do të qëndroj këtu”. Ne nuk do të heqim dorë nga Bakhmuti.  Ne do ta mbajmë atë deri në fund.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se forcat ruse po bëjnë presion të madh nga veriu dhe jugu për të mbyllur edhe rrugën e vetme të mbetur, pas mbylljes së 3 të tjerave, megjithatë ky objekiv i tyre nuk u arrit.

Presidenti Volodymyr Zelensky, në një fjalim video të martën vonë tha se beteja për Bakhmut ishte më e vështira, porse mbrojtja e tij ishte thelbësore.

Më tej ai konifrmoi se intensiteti i luftimeve është në rritje.

Zona përreth Bakhmutit ka parë luftimet më të përgjakshme të kësaj beteje, pasi rsuër drejtoheshin nga Ëagner, dhe në front dërguan mijëra të dënuar të marrë nga burgjet. Mediat ukrainase, raportojnë për sulme edhe në zona të tjera të vendit.

Në rajonin e Luhanskut, numri i sulmeve me dronë kamikaze Lancet është rritur, sipas kreu të  Administratës Rajonale Serhiy Gaidai. Ndërkaq, alarme për sulme ajrore ka pasur edhe në kryeqytetin e vendit në Kiev.

Kina dhe Bjellorusia bëjnë thirrje për armëpushim në Ukrainë

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, një aleat i ngushtë i Rusisë, dhe homologu i tij kinez, presidenti Xi Jinping, u takuan të mërkurën në Pekin, përcjell Bota sot.

Ata kërkuan një armëpushim dhe për negociata në mënyrë që të arrihet një zgjidhje politike e konfliktit në Ukrainë.

"Thelbi i qëndrimit të Kinës është të bëjë thirrje për paqe dhe të inkurajojë bisedimet... dhe të respektohen shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha vendeve," u citua të ketë thënë Xi nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

Takimi midis të dyve arriti në një miratim të një propozimi paqeje prej 12 pikash kineze, që bën thirrje për integritet territorial.

Bjellorusia "pajtohet plotësisht dhe mbështet pozicionin dhe propozimet e Kinës për një zgjidhje politike të krizës së Ukrainës, e cila ka një rëndësi të madhe për zgjidhjen e krizës", citon CCTV të ketë thënë Lukashenko.

Duke iu referuar qartë SHBA-së dhe aleatëve të saj, Xi shtoi se "vendet përkatëse duhet të ndalojnë politizimin" dhe në vend të kësaj të marrin masa që "përparojnë vërtet një armëpushim" dhe të ndalojnë luftën për të zgjidhur krizën në mënyrë paqësore.

Ministri rus përjashton rishikimin e traktatit bërthamor

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov ka thënë se Moska nuk do të rishikojë pezullimin e traktatit të ri të armëve bërthamore START me Shtetet e Bashkuara derisa Uashingtoni të ndryshojë politikën e tij ndaj Ukrainës, përcjell Bota sot.

Vladimir Putin javën e kaluar njoftoi se Rusia po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshje, duke akuzuar SHBA-në se po përpiqeshin t'i shkaktonin një "disfatë strategjike" Rusisë në Ukrainë. Ai nënshkroi pezullimin në ligj të martën.

Z. Ryabkov tha se të dy vendet vazhduan të diskutojnë çështjet rreth traktatit nëpërmjet "kanaleve të mbyllura", njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.

Ai shtoi se Moska ishte e gatshme të "komunikonte dhe shkëmbente informacione" me SHBA-në mbi traktatin, por se nuk kishte nevojë për dialog të rregullt për këtë çështje.

Blinken nuk do të takojë homologët nga Rusia dhe Kina në samitin e G20-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nuk do të takohet me ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Kinës gjatë samitit të kësaj jave të Grupit 20 që mbahet në Nju Dehli.

Ai akuzoi Moskën se nuk është serioze lidhur me dhënien fund të luftës në Ukrainë.

“Nuk kam plane të takohem me asnjërin prej tyre në G20”, tha Blinken për gazetarët në Tashkent përpara se të nisej drejt Nju Delhit, duke shtuar se pret që të marrë pjesë në sesione grupore me ta.

Blinken ka refuzuar të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës një vit më parë, duke hedhur poshtë deklaratat e Rusisë se është e gatshme për të diskutuar për luftën që nisi presidenti rus, Vladimir Putin.

“Nëse Rusia – presidenti Putin – vërtetë janë të përgatitur të angazhohen në diplomaci të mirëfilltë, të nevojshme për t’i dhënë fund agresionit, sigurisht që ne do të ishim të parët që do të punonim për këtë angazhim, por nuk ka asnjë provë për këtë”, tha Blinken.

“Pyetja kryesore është nëse Rusia do të arrijë në atë pikë sa vërtetë të jetë e përgatitur për t’i dhënë fund agresionit të saj dhe ta bëjë një gjë të tillë në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

Lavrov dhe Blinken për herë të fundit janë takuar në janar të vitit 2022 në Gjenevë, kur kryediplomati amerikan paralajmëroi kundër pushtimit. Blinken më pas anuloi një takim të ri me Lavrovin kur u bë e qartë se Rusia kishte vendosur ta sulmonte Ukrainën, gjë që ndodhi më 24 shkurt 2022.

Pavarësisht se nuk kanë zhvilluar takim sy më sy, Blinken ka biseduar në telefon me Lavrovin lidhur me një propozim për këmbimin e të burgosurve.

Të dy kryediplomatët morën pjesë në samitin e fundit të G20-s në Bali, që u mbajt korrikun e kaluar dhe Lavrov u largua nga samiti për shkak të kritikave për luftën që bënë zyrtarët perëndimorë.

Ndërkaq, më 18 shkurt Blinken zhvilloi një takim të tensionuar me kryediplomatin kinez, Wang Yi, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Ky takim u zhvillua disa ditë pasi Blinken anuloi vizitën në Pekin, pasi u zbulua një balonë kineze mbi qiellin amerikan, që Uashingtoni tha se përdorej për spiunazh.

Kina së fundmi ka paraqitur një propozim për paqe për Ukrainën. Blinken ka thënë se ky propozim ka “elemente pozitive”, por Kina duhet të vë theksin në rivendosjen e sovranitetit të Ukrainës nëse “është vërtetë serioze” për diplomacinë./REL

Rusia planifikon ligjin e ri, zyrtari i lartë: Rusofobia një problem, duhet përcaktuar ligjërisht dhe të vendosim nene për të

Kryetari i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Rusisë ka bërë thirrje për një ligj të ri në vend që do të kriminalizonte “rusofobinë”, raporton agjencia e lajmeve Interfax.

Në një takim të zhvilluar sot, Valery Fadeev propozoi përcaktimin e konceptit të “rusofobisë” në nivel legjislativ dhe bëri thirrje për një ligj për ta penguar atë.

Çfarë është Rusofobia? Ne e kuptojmë këtë, por si ta shkruajmë atë në ligj, si ta cilësojmë në gjuhën ligjore, si të kualifikojmë aktet”, u shpreh ai.

Detyra jonë është të përpiqemi të formulojmë ligjërisht se çfarë është Rusofobia dhe cilat nene të kodit penal mund të përdoren nën këtë kualifikim dhe nëse nuk ka një nen të tillë, atëherë duhet të futet një nen shtesë”, deklaroi Fadeev.

Holandezët i dhurojnë Ukrainës më shumë se 180 milionë euro

Njerëzit në Holandë kanë dhuruar rreth 183 milionë euro (194 milionë dollarë) për viktimat e luftës në Ukrainë, një vit pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë.

Më shumë se 2.8 milionë njerëz tashmë janë ndihmuar, thanë 11 organizatat holandeze të ndihmës të përfshira në Hagë.

Fushata e dhurimit, me llogarinë speciale Giro555, ka nisur një vit më parë. Rreth 82 milionë euro janë shpenzuar deri më tani, kryesisht për ndihmën akute emergjente si ushqim, ujë të pijshëm, soba, çanta gjumi dhe tenda.

Donacionet tani do të përdoren gjithashtu për rindërtimin e shtëpive dhe shkollave.

Organizatat e ndihmës në Holandë tradicionalisht bëjnë thirrje për donacione nga rreth 17 milionë banorë të vendit kur ndodhin fatkeqësi të mëdha.

Fushata e ndihmës për Ukrainën ka marrë sasinë e dytë më të madhe të donacioneve deri më tani, pas asaj për viktimat e cunamit në Azi në 2004/2005, e cila tërhoqi rreth 208 milionë euro donacione.

Aktualisht po mblidhen donacione edhe për viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, me 108 milionë euro të mbledhura deri më tani.

Ish-zyrtari amerikan: Kina po shpenzon miliarda dollarë për dezinformimin pro-rus

Kina po shpenzon miliarda për dezinformimin pro-rus, sipas ish-zyrtarit të lartë të SHBA-ve.

James Rubin, një koordinator për Qendrën Globale të Angazhimit, një organ i Departamentit të Shtetit të SHBA i krijuar për të “ekspozuar dhe kundërshtuar” propagandën dhe dezinformimin e huaj, i bëri komentet gjatë një turneu evropian këtë javë.

Pusi është helmuar nga dezinformatat kineze dhe ruse, është i dëmshëm,” tha Rubin, një transmetues dhe ish-zyrtar në administratën dhe transmetuesin e Clinton.

Ai pretendoi se Rusia dhe Kina po shpenzonin miliarda dollarë në një përpjekje për të manipuluar informacionin, teksa ka shtuar se Pekini po vepron globalisht dhe po shpenzon më shumë se Moska.

Ne si komb dhe Perëndimi kemi qenë të ngadaltë për t’u përgjigjur dhe tani po përballemi me një sfidë shumë të madhe”, tha ai.

Në lidhje me luftën ën Ukrainë, Rubin pranoi zhgënjimin që “disa vende në jugun global as nuk mund të pranojnë se është një pushtim, e lëre më të vendosin se në cilën anë janë”.

“Për disa vende afrikane dhe aziatike, Ukraina është një luftë e largët. Ata besojnë se nuk marrin vëmendje të mjaftueshme nga perëndimi, pikë, të gjithë. Kjo i bën disa prej tyre ta shohin këtë luftë me atë lente”, ka shtuar më tej ai.

Zelensky: Ne po përgatisim ushtarë për aksione për çlirimin e Ukrainës

Udhëheqja ushtarake e Ukrainës ka filluar përgatitjen e ushtarëve për aksionet për çlirimin e Ukrainës nga pushtuesit rusë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij video të natës.

Shëndet për ju, shokë ukrainas!

Sot është dita kur, në formate të ndryshme, ne punuam për drejtësinë për Ukrainën dhe ukrainasit në një mënyrë apo në një tjetër.

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale Karim Khan ndodhet për një vizitë në Ukrainë. Këta janë një institucion dhe një person që padyshim luan një rol historik në sjelljen e kriminelëve rusë para drejtësisë.

Politika gjenocidale e Rusisë ndaj popullit tonë do të ketë patjetër pasoja të pashmangshme ligjore për të gjithë ata që e konceptuan, miratuan dhe zbatuan një politikë të tillë. Dhe dua të theksoj: këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ekzekutorët, por edhe për udhëheqjen e lartë politike dhe ushtarake të shtetit terrorist. Sot e diskutuam këtë me Karim Khan gjatë një takimi në Kiev.

Sigurisht, kjo nuk është një punë e lehtë. Por, për t’iu përgjigjur krimeve ruse përballë këtij agresioni pikërisht në aspektin e shtetit të së drejtës dhe pikërisht me fuqinë e një gjykate ndërkombëtare është ajo që do të shërbejë si një nga garancitë e sigurisë afatgjatë në të ardhmen si të ukrainasve ashtu edhe të kombeve të tjera. Ne do ta sigurojmë këtë.

Po i afrohemi hapjes së zyrës ukrainase të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Tashmë ka bashkëpunim efektiv në Ukrainë midis Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë krimeve ruse si deportimi i popullit tonë dhe dëbimi i fëmijëve ukrainas. Ne do të çmontojmë të gjithë këtë sistem gjenocidal rus, nga dhëmbëzat e deri te arkitektët, dhe do t’i çojmë në vendime ligjore.

Sot mbajta një mbledhje të rregullt të Shtabit. Përsëri në një format të zgjeruar. Po trajtojmë në mënyrë të detajuar situatën në secilin nga drejtimet e vijës së frontit.

Situata më e vështirë është ende Bakhmuti dhe betejat që janë të rëndësishme për mbrojtjen e qytetit.

Unë do t’ju jap vetëm një shembull. Në ditët e sotme, mbledhjet e Stafit mbahen mjaft shpesh, të paktën dy herë në javë. Takimi i fundit ishte të enjten. Dhe sot, gjenerali Syrskyi raportoi se që nga takimi i fundit, vetëm në drejtim të tij janë vrarë rreth 800 armiq.

Rusia nuk i numëron fare njerëzit, duke i dërguar ata të sulmojnë vazhdimisht pozicionet tona. Intensiteti i luftimeve po rritet vetëm.

Falenderoj të gjithë luftëtarët ukrainas, të cilët, me gjithë këtë presion të çmendur të okupatorit, po mbrojnë pozicionet tona dhe po shkatërrojnë ushtrinë ruse! Falenderoj secilin që mbështet luftëtarët tanë!

Sigurisht, ne morëm parasysh edhe zona të tjera në Donbas, si dhe zonat e përgjegjësisë së grupeve Tavria dhe Odesa. Gjenerali Moskalyov raportoi për situatën rreth Khersonit dhe rajonit. Këtë ditë pati më shumë se 30 granatime ruse në rajonin Kherson! Ata po granatonin vetëm rrugë, vetëm njerëz. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Sot ne kemi humbur tashmë katër persona. Ne do të bëjmë gjithçka për të shtypur terroristët.

Gjenerali Nayev raportoi për situatën në veri dhe përgjatë kufirit. Forcat tona janë në kontroll të situatës.

Si gjithmonë, kemi shqyrtuar në detaje logjistikën për vijën e parë dhe mbulimin e deficiteve.

Ne po përgatitemi për kthimin e luftëtarëve tanë në aksionet për çlirimin e tokës tonë. Ne e kemi parasysh këtë synim tonë të drejtë dhe çdo ditë po i afrohemi përmbushjes së tij. Ukraina do të jetë e lirë. E gjithë Ukraina.

Sot u takova me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Kjo është një nga organizatat më të fuqishme globale që bashkon vendet lider në botë. Ato vende ku njerëzit me të vërtetë duan të jetojnë.

Qëllimi ynë është që Ukraina t’i bashkohet plotësisht organizatës dhe të përdorë përvojën e OECD për të modernizuar vendin tonë. Nesër do të hapim zyrën e OECD-së në Kiev.

Sot folëm, veçanërisht, për një sistem të drejtë tatimor për ukrainasi, transparent, i thjeshtë dhe i tillë që do të vendosë një ekuilibër midis stimulimit të biznesit dhe rritjes ekonomike dhe garantimit të drejtësisë sociale.

I ofrova gjithashtu Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik që t’i bashkohet punës për drejtimin e aseteve të Rusisë për të kompensuar dëmin e shkaktuar nga agresioni rus.

Nëse dikush mendon se kjo është një detyrë joreale, sot, kemi prova shumë konkrete se nuk ka detyra joreale për Ukrainën.

Një vit më parë, në ditën e pestë të pushtimit të plotë, Ukraina aplikoi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ky ishte hapi i parë për marrjen e kandidaturës. Ne kemi bërë një punë të jashtëzakonshme dhe jashtëzakonisht të shpejtë dhe kemi siguruar statusin e kandidatit për Ukrainën. Këtë vit, ne duhet të marrim një vendim për negociatat e anëtarësimit të Ukrainës.

Një shembull tjetër. Sot nuk pati mungesë në sistemin tonë energjetik. Nuk ka pasur ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin. Mijëra njerëz kanë punuar çdo ditë për të arritur këtë rezultat. Ata rivendosën atë që mund të rivendosej pas sulmeve ruse. Ata mbrojtën sistemin energjetik. Ata ndihmuan qytetet, komunitetet dhe njerëzit.

Sigurisht, kërcënimi mbetet ende. Sigurisht, ne do të luftojmë dhe do të mbrohemi. Do të durojmë patjetër, çfarëdo që të bëjë armiku.

Falenderoj secilin që kontribuoi në këtë detyrë!

Edhe nje gje.

Sot është Dita e Shërbimit të Navigacionit Ajror të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Është dita e atyre specialistëve të forcave tona të mbrojtjes nga të cilët varet drejtpërdrejt efektiviteti i aviacionit luftarak ukrainas. Mijëra fluturime të suksesshme dhe sulme të suksesshme ajrore në pozicionet e armikut janë meritë e tyre, meritë e lundruesve tanë.

Ju përgëzoj, luftëtarë, për festën tuaj dhe ju uroj dominim të plotë të Forcave Ajrore të Ukrainës në qiellin e Ukrainës! Dominim absolutisht i drejtë.

Lavdi secilit që tani po lufton për Ukrainën!

Faleminderit të gjithëve që ndihmojnë!

Lavdi Ukrainës!

OKB e konfirmon: Në Iran është zbuluar uranium i pasuruar në nivel të lartë

Inspektorët nga agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur grimca të uraniumit të pasuruar deri në gati 84 për qind në një central nëntokësor të pasurimit të uraniumit në Fordo të Iranit.

Kështu konfirmoi më 28 shkurt drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi. Grossi konfirmoi se grimcat e uraniumit kishin nivel të pastërtisë prej 83.7 për qind, që është pak nën nivelin prej 90 për qind pastërti që kërkohet për prodhimin e armëve bërthamore. Kjo ka rritur shqetësimet se Irani mundet që shpejt të përdorë këtë material për të prodhuar bombë bërthamore.

Grimcat e uraniumit me këtë nivel të pastërtisë u gjetën në janar gjatë inspektimeve në uzinën për pasurimin e uraniumit, Fordov, tha agjencia e OKB-së, duke shtuar se ka biseduar me Iranin për të sqaruar origjinën e këtij uraniumi. Autoritetet në Iran i kanë shpjeguar agjencisë se uraniumi me këtë nivel kaq të lartë të pasurimit ishte rezultat i “veprimeve të paqëllimshme”.

Zëdhënësi i programit civil bërthamor të Iranit, Behrouz Kamalvandi, javën e kaluar tentoi ta portretizonte këtë gjetje si efekt momental i procesit për të arritur në pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind pastërti. Megjithatë, ekspertët kanë argumentuar se një ndryshim kaq i madh i nivelit të pastërtisë ishte i dyshimtë për inspektorët.

Informacioni lidhur me gjetjen e grimcave të uraniumit, që u paraqit në një raport të agjencisë së OKB-së, u zbulua më 28 shkurt. Marrëveshja bërthamore e vitit 2015, prej së cilës Shtetet e Bashkuara u tërhoqën më 2018, kufizonte pasurimin e uraniumit të Iranit në 3.67 për qind. Bisedimet për ringjalljen e kësaj marrëveshjeje janë bllokuar për muaj të tërë. Pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja, Irani nisi të shkelte kufizimet e vendosura në marrëveshjen bërthamore që arriti me fuqitë botërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat