Ministri rus përjashton rishikimin e traktatit bërthamor

Bota

Ministri rus përjashton rishikimin e traktatit bërthamor

Nga: A.SH Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:50
Vladimir Putin

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov ka thënë se Moska nuk do të rishikojë pezullimin e traktatit të ri të armëve bërthamore START me Shtetet e Bashkuara derisa Uashingtoni të ndryshojë politikën e tij ndaj Ukrainës, përcjell Bota sot.

Vladimir Putin javën e kaluar njoftoi se Rusia po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshje, duke akuzuar SHBA-në se po përpiqeshin t'i shkaktonin një "disfatë strategjike" Rusisë në Ukrainë. Ai nënshkroi pezullimin në ligj të martën.

Z. Ryabkov tha se të dy vendet vazhduan të diskutojnë çështjet rreth traktatit nëpërmjet "kanaleve të mbyllura", njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.

Ai shtoi se Moska ishte e gatshme të "komunikonte dhe shkëmbente informacione" me SHBA-në mbi traktatin, por se nuk kishte nevojë për dialog të rregullt për këtë çështje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat