Të paktën dy të vdekur nga sulmi në një bllok banesash në Zaporizhzhia të Ukrainës

Bota

Të paktën dy të vdekur nga sulmi në një bllok banesash në Zaporizhzhia të Ukrainës

Më: 2 mars 2023 Në ora: 08:52
Ukrianë

Rusia ka kryer sulme ndaj një blloku apartamentesh pesë-katëshe në Zaporizhzhia të Ukrainës gjatë natës, duke vrarë të paktën dy persona, tha kryebashkiaku në detyrë i qytetit, Anatoly Kurtev.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja.

“Ndërtesa ishte pothuajse tërësisht e shkatërruar”, tha Kurtev.

Administrata Rajonale Ushtarake e Zaporizhzhias tha se Rusia duket se ka përdorur një raketë S-300, raporton Guardian.

Olena Zelenska, zonja e parë e Ukrainës, ka postuar në Twitter për sulmin gjatë natës në Zaporizhzhia, duke shkruar: “Zaporizhzhia i reziston me guxim agresorit rus. Si hakmarrje, sulmon civilët. Një ndërtesë shumëkatëshe është goditur qëllimisht mbrëmë. Tre kate janë shkatërruar plotësisht. Njerëzit vdiqën. Vazhdojmë të kërkojmë nën rrënoja. Ngushëllimet e mia për viktimat. Ne nuk do ta falim këtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat