Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar videon, ku shihet siç thonë ata një ushtar i brigadës së 79-të, me predhat anti-tank Javelin arrin të shkatërroj pesë tanke ruse.
“Ushtari ukrainas, njohës i mirë Javelinit, shkatërron pesë tanke ruse gjatë një beteje”, thuhet përbri videos së publikuar.
“Kjo armë amerikane në duart e ukrainasve bën mrekulli. Në total, forcat e armikut kanë humbur pesë tanke dhe shtatë mjete tjera të blinduara në këtë betejë”, u tha ndër tjera nga ministria e Mbrojtjes në Ukrainë.
Përmes kësaj videoje, Kievi dëshiron t’i tregojë botës së Vladimir Putini e kishte shumë gabim, kur tha se për tri apo katër ditë do të arrijnë të pushtojnë Kievin.
Madje kanë kaluar një vit dhe ushtria ruse akoma nuk po arrin të ketë nën kontroll ndonjë qytet të madh në Ukrainë, kurse humbjet e saj janë shumë të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.
Maryinka, Donetsk region.
— Defense of Ukraine (@DefenceU) February 28, 2023
Ukrainian soldier, a brilliant operator of Javelin, destroyed FIVE russian tanks in one battle!
🔥🔥🔥🔥🔥
American weapon in Ukrainian hands works wonders.
In total, enemy lost 5 tanks and 7 IFWs in that sector that day.
🎥 79th Air Assault Brigade. pic.twitter.com/Bw3NOtzH50