Lufta në Ukrainë/ Putin reagon i indinjuar pas sulmit ukrainas në Rusi: Do t’i shtypim!

Bota

Lufta në Ukrainë/ Putin reagon i indinjuar pas sulmit ukrainas në Rusi: Do t’i shtypim!

Më: 2 mars 2023 Në ora: 21:52
Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu besimin se drejtuesit e qeverisë ukrainase, të cilët i konsideroi si neo-nazistë nuk do t’i kushtojnë vëmendje një sulmi të kryer ditën e sotme në rajonin Bryansk të Rusisë.

“Unë jam i bindur se udhëheqësit neonazistë ukrainas do ta harrojnë sulmin e sotëm. Askush nuk do t’i kushtojë vëmendje këtij rasti,” u shpreh ai.

Në të njëjtën kohë, duke folur për situatën e përgjithshme sa i përket konfliktit të armatosur, ai deklaroi i bindur: “Nuk do t’ia dalin, do t’i shtypim”.

Më herët të enjten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia do të vazhdojë të tërheqë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj veprimeve të konsideruara terroriste nga ana e Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat