Granatimet e vazhdueshme ruse kanë detyruar zyrtarët ukrainas të evakuojnë një qytet në frontin lindor.
Familjeve me fëmijë dhe banorëve me probleme lëvizshmërie u është thënë se duhet të largohen nga Kupiansk, sipas Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv.
Të paktën 812 fëmijë janë në mesin e atyre që lënë pas shtëpitë e tyre për t’u ofruar strehim dhe shërbime të tjera gjetkë në vend.
“Vendimi për evakuimin e detyrueshëm të disa kategorive të popullsisë është marrë, duke marrë parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë për shkak të granatimeve të vazhdueshme të territorit të komunitetit nga trupat ruse”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të administratës.
Evakuimi nuk është i detyrueshëm për qytetarët e tjerë, por ata mund të zgjedhin të evakuohen pa pagesë.
Këtë mëngjes, kreu i administratës rajonale, Oleg Sinegubov, tha se bombardimet kishin shkatërruar shtëpi, një strukturë përkujdesjeje, një hambar dhe një ndërtesë administrative, duke vrarë një grua 73-vjeçare.